Sipas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në Serbi,  në Kuvendin e ri serb do të jenë katër parti nga minoritet, por kësaj radhe asnjë deputet shqiptar, pasi që lista e koalicionit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës e cila ka arritur të mbledhë vetëm 0,30 për qind të votave, që nuk është mjaftueshëm ta kalojnë pragun prej 0,40 për qind,  për të siguruar një ulëse në Kuvendin e ardhshëm të Serbisë. Por numërimet e votave janë duke vazhduar ende ka njoftuar z.Halimi agjencia informative „Presheva Jonë“.

 

Beograd, 7 maj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Serbi, ka shapllur sot në orët e vona rezultatet e zgjedhjeve të 6 majit në këtë vend, bashkë me ato lokale edhe paralamentare,ku më pak se një përqind të votave ka fituar Partia për Veprim Demokratike e Sanxhakut e Sulejmanin Ugljaninit me  0.72 për qind,  por duke siguruar dy vende, pastaj lista e “Gjithë së Bashku” me 0.64 për qind, duke fituar një mandat. Ndërsa,  Koalicioni i shqiptarëve të Luginës së Preshevës me 0.30. për qind. “Ende nuk është asgjë defitive, por dicka po zihet..numërimi i votave edne është duke vazhduar..” ka pohuar  z.Halimi agjencia informative „Presheva Jonë“.

 

Lista e Tomislav Nikolic ka sigururuar më së shumti ulëse në paralentin serb me  73 deputetë, përderisa lista e  Boris Tadic ka fituar  67 deputet, e  Ivica Dacicit  me (SPS, PUPS, JS) ka siguruar  44 deputet, ajo e Vojislav Kosthunicës 21, lista e Cedomir Jovanovic me  20.

 

Ende nuk dihet nëse në parlamentin serb do të ketë ose jo ulëse për shqiptarë. Kjo pasi ende po vazhdon procesi i numërimit të votave të qytetarëve në komunat me shumicë shqiptare të Luginës së Preshevës.

 

Ndërsa, kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa, fitues i zgjedhjeve të fundit, ka thënë për “Tribuna Shqiptare”, se shqiptarët mbetën pa deputet për shkak të dobësimit së partisë së Halimit.

 

 

Sa i përket listës së koalicionit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës e cila ka arritur të mbledhë vetëm 0,30 për qind të votave, që nuk është mjaftueshëm ta kalojnë pragun prej 0,40 për qind,  për të siguruar një ulëse në Kuvendine ardhshëm të Serbisë.  Do shtuar se Riza Halimi ishte i vetmi zë, i vetmi deputeti shqiptar i cili me vite të tëra u përpoq për avancimin e të drejtave të shqiptarve të Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë .

 

Kur është fjala  e humbjes së ulëses të një deputeti të vetëm shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, kjo gjë nuk ishte dicka e befasueshme për Riza Halimin, i cili e kishte pritur një gjë të tillë.  Z.Halimi dilemat për ta fituar një mandat në parlamentin serb i kishte shfaqur  edhe në intervsitën e fundit dhënë agjencisë informative  ”Presheva jonë” një javë para mbajtjes së zgjedhjeve të 6 majit, i cili ndihej  plotësisht i diskriminuar nga autoritetet serbe dhe vet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

 

Lidhur me këtë ai ishte shprehur se   “Diskriminimi nga ana e autoriteve serbe në zgjedhjet  e sivjeme fillon që në start, ku për deputetët, sipas një ligji të Serbisë që ka hyrë sivje në fuqi,  për gjitha partitë, sikur atyre serbe, po ashtu edhe minoritare i ka kushtëzuar të mblidhen 10 mijë nënshkrime..Dmth, neve në Luginën e Preshevës me një elektorat tejet të vogël na kanë radhitur e kushtëzuar mbledhjen e nënshkrimeve me ato parti serbe , ta zëmë me partitë qendrore të  cilat kanë edhe mbi një millionë votues ?! Dmth, partitë e mëdha serbe i kanë futur me ne në garë, që herën e fundit kishim mbi 17 mijë votues. Pra 66 për qind të votuesve tanë kanë dalur publikish në përkrahje.  Kjo s’është normale dhe plotësisht është diskriminuese…Prandaj sivjet , në zgjedhjet e ardhshme kanditojmë, por më shumë po rrezikojmë se sa presim dicka risi në këtë drjetim, për shkak ligjeve strikte të imponuara për ne..dhe gjithcka mund të ndodhë më 6 maj..”

SHPËRNDAJE