Zv.kyreminsitresha e R. së Kosovës njherit kryesuesja e delegacionit së palës kosovare znj.Editha Tahiri për agjencinë “Presheva Jonë” është shrpehur optimiste se parlamentasrët do t’i japin dritën jeshile bisedimeve teknike mes Prishtinës dhe Beogradit.

Prishtinë, 6 mars / AIK-Presheva Jonë

Në Kosovë, parlamenti pritet të hedhë në debat çështjen e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Këto bisedime që pritet të fillojnë që të martën me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, janë të parat që prej përfundimit të bisedimeve 15 muajshe për statusin e Kosovës nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, të cilat çuan në pavarësinë e Kosovës.

“Një draft i kësaj rezolute tashmë po qarkullon nëpër grupe parlamentare, i “dizejnuar” nga partitë në pushtet. Nuk përjashtohet mundësia që dhe Lëvizja Vetëvendosje të paraqitet në Parlament me një dokument të saj, kundër bisedimeve me Serbinë”, thekson shtypi. Edita Tahiri, kryetare e delegacionit kosovar në këto bisedime e ka vlerësuar si të pamundur realizimin e synimit të Beogradit për të diskutuar cështjen e statusit, pasi sipas saj një gjë të tillë nuk e mbështet faktori ndërkombëtar.

SHPËRNDAJE