Paria e Luginës së Preshevës në Tiranë edhe pas fillimit të vitit akademik, flasin për regjistrimin e studentëve nga Lugina ?!

Eliora Dollaku, kryesekretare në Fakultetin e Mjekësisë ditë më parë  i kishte deklaruar agjencisë informative “Presheva Jonë” se “me keqardhje ju njoftojmë se nga 63 kandidatë sa janë paraqitur nga Lugina e Preshevës në Fakultetin e Mjekësisë, do të prnohen vetëm 9-të…” Dhe pas këtj lajmi jo të mirë nga UT si duket paria e Luginës së Preshevës u nis drejt Tiranës për të miratuar punë, pra negocitat vazhdojnë në këtë drejtim për rritjen eventuale të numrit të studentëve nga Lugina.

Preshevë, Tiranë / AIK-Presheva Jonë

Eliora Dollaku, kryesekretare në Fakultetin e Mjekësisë ditë më parë  i kishte deklaruar agjencisë informative “Presheva Jonë” se “me keqardhje ju njoftojmë se nga 63 kandidatë sa janë paraqitur nga Lugina e Preshevës në Fakultetin e Mjekësisë, do të prnohen vetëm 9-të. Nga keto shifra të lartpërmendura, në fakt nga numri i kandidatëve që kanë konkurruar, në Faklutetin e Mjekësïsë nga 42 kandiatë do të pranohen vetëm 3 , 2 në atë stamotolgjisë, 2 në Farmaci dhe 2 në shëndet publikë, Në këtë të fundit është një kandidat, besojmë se kjo gocë do të pranohet detyrimisht meqë është kandidate e vetme…” Dhe pas këtj lajmi jo të mirë nga UT si duket paria e Luginës së Preshevës u nis drejt Tiranës për të miratuar punë, pra negocitat vazhdojnë në këtë drejtim për rritjen eventuale të numrit të studentëve nga Lugina.

Studentët e Luginës që kanë aplikuar në fakultetin e mjekësisë së përgjithshme, farmaci dhe stomatologji përgjigje zyrtare për regjistrim do të marrin gjatë kësaj jave, kështu ka konfirmuar sot përmes linjës telefonike njeriu i parë i komunës pas takimit me zyrtarët e arsimit në Shqipëri. Ragmi Mustafa, Besim Abdlil, Jonuz Musliu dheGalip Beqir i në takimin e sotëm të përbashkët me zëvendës ministrin e arsimit në Tiranë nuk kanë lëshuar pe për reduktimin e numrit të studentëve nga Lugina që do të regjistrohen në drejtimet e mjekësisë. Ata janë këmbëngulës që të regjistrohen gjithsej 73 student në drejtimet adekuate të cilët kanë aplikuar nga data 25 shtatorë. Përfaqësuesit e pushtetit lokal nga Presheva dhe Bujanoci nuk kanë marrë sot asnjë lloj premtimi nga zyrtarët e arsimit se një gjë e tillë mund të realizohet. Lidhur me këtë problematikë ditëve në vazhdim pritet përgjigje përfundimtare lidhur me regjistrimin e studentëve të Luginës.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni