Shkruan: Nehat Hyseni 

    Radiotelevizioni i Preshevës në emisionin “Studio e hapur” prezentoi para një jave politikanin më të vjetër, Riza Halimin, kurse më 22 mars ishte Shqipërim Arifi, ish kryetar i komunës së Preshevës, i akuzuar për korrupsion, abuzim me tendera dhe për shkelje ligjore. Kurse, sonte, më 23 mars 2017, mysafir ishte Xhemal Memeti, ish zëvendëskryetar i komunës së Preshevës.

Paraqitja e Riza Halimit ishte  informoi publikun në detaje për arsyet e prishjes së koalicionit qeverisës APN-PVD dhe për vizionin dhe planin e ambiciet zhvillimore të qeverisjes lokale.

Kurse, Shqipërim Arifi zhgënjeu thellë shqiptarët e Luginës së Preshevës, e sidomos ithtarët dhe mbështetësit fanatikë të komunës së Preshevës, rininë e saj që kishte shpresuar shumë tek ai. 

Fjalori i tij denigrues dhe matrapazllëku i tij banditesk, duke fyer pa fije turpi dhe në mënyrë të paskrupullt kryetaren e Komunës, zonjën Sinani, si dhe Riza Halimin e Xhelal Mehmetin, me fjalët më banale dhe fyese, si një rrugaç e kriminel! 

Ai mllefosi dhe irritoi skajshmërisht preshevarët, e sidomos intelektualët, anëtarësinë e PVD-së, të PDSH-së, BDL-së, UDSH-së, e sidomos mbështetësit e zhgënjyer të APN-së, e në veçanti nënat shqiptare dhe mbarë popullatën shqiptare në këtë pjesë të gjeografisë tonë kombëtare.

Ndërkaq, paraqitja e Xhelal Mehmetit në mbrëmjen e 23 marsit 2017, ishte e kundërta e Shqipërimit.

Edhe pse që të dytë, edhe Shqipërimi edhe Mehmeti vijnë nga diaspora: i pari nga Gjermania dhe i dyti nga Zvicra, kultura e tyre dhe qasja civilizuese ishte e pakrshasueshme dhe diametralisht e ndryshme.

Xhelal Mehmeti ishte e kundërta e Shqipërimit, me qasjen e tij të kulturuar dhe me edukatën e tij të mirëfilltë, na solli frymën e demokracisë europiane dhe atdhedashurinë e idealizmin patriotik shqiptar të bazuar në vlerat më sublime dhe më të avancuara euroatlantike.

Pra, kemi një situatë vërtetë paradoksale, që dy personalitete të politikbërjes preshevare që na vijnë nga Europa, na sjellin vlera dhe performansë politike diametralisht të kundërta!

SHPËRNDAJE