Fasha Grand Marshall apo i “Madhi i Paradës”, i është dhënë këtë vit pilotit hero Chelsey B.’Sully’ Sullenberger, që uli avionin në lumin Hudson të Nju Jorkut duke bërë dy vjet më parë atë që thirret  “Mrekullia e 15 janarit 2009”





BEQIR SINA,

 

New York, 3 dhejtor / AIK-Presheva jone

 

PASADENA – KALIFORNIA : Viti i Ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka evaluar shumë. Në disa shtete federale këtu si në asnjë vend të botës, Viti i Ri pritet dhe festohet me ceremoni të veçanta. Çdo gjë kulmon në Pasadena – Kaliforni ku zhvillohet edhe Parada e Trandafilave – ose Parada e Luleve. 

Turma të mëdha njerëzish në qytetin Pasadena – Kaliforni dolën në ditën e parë të vitit të Ri për të parë Paradën e Trëndafilave, një paradë e përvitshme, kjo me karrocat e tërhequara nga kuaj dhe tribunat lëvizëse të mbuluara me lule, marshimin e bandave frymore, dhe të grupeve folklorike dhe ekipeve sportive të shkollave të qytetit.

Në paradë morën pjesë grupe orkestrale nga universtieti i Oregonit, një platformë lëvizëse nga qyteti i Meksikës, si dhe kërcimtarë me kostume tradicionale të rajoneve. Këtë vit, parada e 121 e Trëndafilave u drejtuar nga piloti amerikan  Chelsey B.’Sully’ Sullenberger,  që uli avionin në lumin Hudson të Nju Jorkut.

‘Real hero’ Sullenberger leads 2011 Rose Parade – Sullenberger  është një hero të vërtetë

Piloti Chelsey B.’Sully’ Sullenberger, ishte  mes të ftuarve të veçantë të Paradës me fashën “Grand Marshall – Marshalli i Madh” i shoqëruar nga gruaja e tij dhe dy vajzat, së bashku me  pesë anëtarë të ekuipazhit të Airbus 320 të linjës US Airways, që qëndronin pas tij.

Ai është heroi i asaj që thirret në SHBA-ës,  “Mrekullia e 15 janarit 2009” . Ngjarje, kjo kur ai  ka arritur ta zbresë avionin e bllokuar nga shpendët që hynë në elikat e motorrit,  në ujërat e lumit Hudson në New York,.

Piloti hero Chesley Sullenberger , ka marrë shumë dekorata e tituj nderi për këtë ngjarje , ai është lavdëruar edhe nga Presidenti Obama për manovrën e mrekullueshme  pasi të 150 udhëtarët kishin arritur të mbijetonin në ujërat e ftohta të lumit Hudson në Nju Jork. Dhe i është dhënë “Çelsi i Artë”, i Bashkisë së Nju Jorkut.

Pjesëmarrësit përshëndetën gjatë gjithë parakalimit pilotin hero Chelsey Sullenberger së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij. Gjatë dekadave, fasha Grand Marshall apo  “Marshalli i Madhi i Paradës”, u është dhënë këngëtarëve, astronautëve , atletëve dhe politikanëve, më të sukseshëm të atij viti.

Pasi, ai ka  drejtuar si një Marshall i Madh, një hero i vërtetë amerikan, duek udhëhequr paradën e famshme Rose Parade, në Pasadena, ai është ndier i përviligjuar në këtë qytet , ndërsa njerëzit qëndronin në dy anët e rrugë dhe brohorisnin Capten Chesley B. Sullenberger III  me gruan e tij, Lorrie, dhe dy vajzat që ishin ulur në nji pajton të tërhequr me kuaj.

Sullenberger, tha se ai nuk do të hezitoi për të marrë ndonjë detyrë tjetër, kur u pyet, në se ka ndërmend  për të shërbyer si punonjës policie, në ndonjë post të rëndësishëm.

“Është me të vërtetë një institucion amerikan, i rëndësishë që pasqyron dhe vlerat amerikane,”tha ai pas paradës. “Unë mendoj se njerëzit do të kenë më shumë besim tek mua, dhe unë jam i kënaqur të punojë për këta njerëz.”

Një banore e Pasadenës në Paradë, Hilda Roy, mbante një shenjë të pikturuar me dorë, plotë me lule fluoreshente, që thoshte: “Ne të kemi në zemër! ju Sully!” .

“Ne kemi ardhur çdo vit, por kur dëgjova  se ai ishte “Marshall i Madh”, ne banorët e Pasadenës kemi qenë jashtëzakonisht të gëzuar dhe me të vërtetë,” tha një banor tjetër 48 vjeçarë. Ai vijoj duke u thënë gazetarve se “Ai(Sullenberger) është një hero të vërtetë, jo vetëm një njeri i famshëm, dhe një person i famshëm por edhe hero i vërtet.”

Pasadena – Kaliforni  Parada e Trandafilave – ose Parada e Luleve – Viti i Ri kalifornian

Kjo Paradë mbahet çdo vit që nga viti 1890, ku njerëzit dalin në rrugë dhe parakalojnë me uniforma sportive dhe veshje folklorike, e ushtarake shoqëruar nga bandat frymore muzikore, dhe karrocat e tërhequra me kuaj e makinat e vjetëra antike.  Rose Paradë është një festë që shënon ardhjen e Vitit të Ri, e cila ka ardhur duke u rritur nga një institucion vendor, siç është Bashkia e Pasadens.

Kjo festë që mbahet me 1 Janara, është një ceremoni kombëtare, që është shumë e barabartë me prag rënie të Topit të Vitit të Ri, në Times Square Nju Jork. Më 1 janar 2011,  Rose Parade ose Parada e Trandafilave këtë vit është sponsorizuar nga firma e automobilave Honda.

Motoja e saj këtë vit tha Bashkia e Pasadenës ka qënë “Ndërtimi i Êndrrës dhe Miqësi dhe Kujtime”, ajo thanë organizatorët e saj këtë vit, premtoi më shumë performancë edhe më shumë se zakonisht pjesmarrje të grupeve të ndryshme.

Në Paradën e Trandafilave edhe kësaj rradhe mbretërojë parakalimi i karrocave plot me trandafila që është quajtur 93 Rose Queen, Evanne Friedmann. Pas saj erdhi së bashku me një grup të zyrtarve të Bashklisë edhe Grand Marshali dhe liderit nga feja për ta bekuar paradën.

Spektakolare gjithandej ishte shpërndarja e luleve më të bukura të rruzullit, hedhja gjatë parakalimit të luleve,  petaleve, dhe farat dhe rrënjët, që banorët sipas traditës t’i mbjellin në kopshtetet dhe lulishtet e tyre

Në Bulevardin Kolorado bandat muzikore janë vlerësuar me çmime marshimi dhe njësitë karrocave të tërhequara prej kuajve, të zbukuruar me simbolet amerikane, do të bënin një marshin  të jashtëzakonshm, duke u shoqëruar nga brohoritje dhe duartrokitje nga banorët që qëndrojnë gjatë në dy anët e rrugës.

Ndryshe nga çdo paradë tjetër, këtë herë edhe banorët u ftuan të parakalojnë duke vallëzuar nëpër ruugët e Pasadenës . Si zakonisht  Parada filloi në Ellis Street dhe Orange Grove Bulevardi, pastaj ngadalë përparoi duke parakaluar të gjitha grupet  deri në Bulevardin Kolorado . 

Erërat 5.5, është një milje rrugë e zgjedhur për marrshim deri tek kthesa që vejn në veri të Bulevardit Sierra Madre, ku është edhe stadiumi i futbollit me 90 mijë vende, dhe që ka të njëjtin emër me festën –  Rose Bowl Stadium. Këtu është sheshi, ku bëhet mbyllja e paradës së luleve – Rose Parade ose Parada e Trandafilave, në rrugën Villa Avenue. Parada për çdo vit fillon në orën 8:00 të mengjesit me kohën lokale dhe përfundon deri në orët e vona të pasdites. 

SHPËRNDAJE