Papa fton boten e konflikteve t'i kthehet paqes

Rome, 26 dhjetor (AIK-Presheva Jone)
Papa Benedikti fton palet në zonat e konfliktit te shtrinj doren e pajtimit

Në fjalimin e tij me rastin e Krishtlindjeve, të drejtuar prej ballkonit në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, ai tha se shpreson që drita e Krishtlindjeve të ripërtërihet në tokën ku lindi Jezusi dhe t’i ndihmojë izraelitët dhe palestinezët drejt një bashkëjetese në paqe.

Këtë vit në mesazhin e Papës u përmendën disa nga zonat më problematike të botës. Papa Benedikti bëri një lutje për lehtësimin e vuajtjeve të komuniteteve të krishtera që persekutohen në Irak dhe në pjesë të tjera të Lindjes së Mesme.

Ai u lut për katolikët në Kinë, për vuajtjet e atyre vendeve që janë goditur nga katastrofa natyrore në Amerikën Latine. Ai bëri thirrje edhe për pajtimin mes dy Koreve. Papa përmendi edhe katër vende afrikane, Somalinë, Bregun e Fildishtë, Sudanin dhe Madagaskarin ku ka trazira sociale e politike. Në fund Papa u lut për sigurinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut, në Afganistan dhe Pakistan.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni