Papa emëron të dërguarin special në Shqipëri. Vatikani: Në Shqipëri ka 510 mijë katolikë

Papa Benedikti XVI ka caktuar kardinalin spanjoll, Santos Abril Y Castello, si të dërguarin e tij të posaçëm për në Shqipëri. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve katolike Kathweb. Agjencia shkruan se: “Më 29 shtator ai do të marrë pjesë në festimet për 950 vjetorin e dioqezës Sape në veri të vendit”.

“Dioqeza e themeluar në vitin 1062, e ka selinë qëndrore në Vaun e Dejës dhe numëron rreth 70 mijë besimtarë”.

Agjencia Kathweb shkruan se sipas Vatikanit, në Shqipëri janë rreth 510 mijë besimtarë katolikë.

“Në periudhën e komunizmit, Shqipëria u shpall i pari shtet ateist në botë. Që prej heqjes së ligjeve antifetare në vitin 1991, Kisha jeton sërish në liri. Në po këtë vit janë vendosur marrëdhënie të plota diplomatike mes dy vendeve. Në vendin me rreth tre milion banorë, sipas të dhënave të Vatikanit ka 510 mijë katolikë”.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni