pandeliIsh-kryeministri shqiptar tani zyrtar i Partisë Socialiste (PS) në Shqipëri, Pandeli Majko, duke komentuar protestat dhe dhunën e djeshme në Shkup, në profilin e tij të ‘facebook’ ka thënë se askush nuk ia ka dalë me dhunë kundër shqiptarëve.

Ja çfarë ka shkruar Majko.

Shteti i Maqedonise eshte nje vend me jete te “dyfishte”. Ai mbijeton ne nje realitet qe ekziston i rrethuar me buste per sllavo-maqedonasit dhe ne nje tjeter qe u ofrohet shqiptareve si standart i nje jete nen presion. Ne 4 korrik 2014 dhuna policore goditi shqiptaret ne Shkup. Kjo situate eshte konkluzion i nje qeverisje “te fortish” maqedonas qe po uzurpon mjedisin e funksionimit te ligjit ne vend. Nuk eshte hera e pare dhe nuk besoj se do te jete e fundit qe duan te shtypin me dhune shqiptaret ne Maqedoni. Me dhune perballe shqiptareve nuk ja ka dale kush deri me sot…”, ka shkruar ndër të tjera ish-kryeministri Pandeli Majko.

SHPËRNDAJE