Pandeli Majko hyn “ilegalisht” në Kosovë…

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka një lidhje të fortë me Kosovën jo vetëm për faktin se ishte në krye të shtetit në kohën e luftës. Në një postim në Facebook, deputeti socialist tregon për ditën e parë të shkollë për nipin e tij ‘kosovar’, Pirron dhe vizitën e tij në Kosovë me këtë rast, transmeton “Zëri”

“Dje kalova kufirin me Kosovën. Nesër (sot) nipi im, Pirro, shkon në klasë të parë. Thuajse një ëndërr që fillon për të dhe fëmijët e Kosovës në 3 shtator! “Axha” padyshim që duhet të jetë aty pasi djalin e kanë kapur emocionet. Për këto të fundit, edhe unë nuk bie “poshtë”!”, shkruan Majko në “Facebook”.

Vëllai i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Altini, është martuar me Laurën dhe të dy jetojnë në Prishtinë. Premtimin për të qenë ditën e parë shoqëruesi i nipit në shkollë Majko e kishte bërë në një intervistë për “Shekulli-n”.

“Në kufi kalova në mënyrë të “paligjshme”… Nuk na vulosën pasaportat. Thjesht një përshëndetje… Kjo ma bëri edhe më të fortë ndjenjën që thjesht po kthehesha në një shtëpi ku më presin familjarët e mi…”, shkruan Majko.

Dje ai ka kryer vizita tek “miqtë vjetër Jasharët, Lladrovcët dhe Haradinajt” dhe gjithashtu ka kryer një vizitë në Komunë e Pejës ndërsa orët e para të ditës së sotme Majko ia ka dedikuar plotësisht Pirros. /shekulli/


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni