Pamela Anderson ka zbuluar për revistën ‘OK!’ se kur ishte e re ishte e çmendur pas Michael Jackson.

“Kur isha adoleshente çmendesha pas Michael Jackson. Ëndërroja se një ditë do të martohesha me të. Isha e bindur se kur ai të më takonte për herë të parë do të dashurohej menjëherë me mua”, shprehet modelja.

Por, në momentin kur Jackson u prezantua personalisht me ish-protagonisten e ‘Baywatch’, këngëtari sigurisht që nuk u ul në gjunjë për ta propozuar.

“U prezantuam dhe nuk ndodhi asgjë. Unë u ndjeva shumë keq dhe u zhgënjeva”, thotë Anderson.

SHPËRNDAJE