Palin, Personi i Vitit – Bush, Personi i Dekadës

New York, 17 dhjetor (AIK-Presheva Jone)

Lajmi më i rëndësishme politikë i viti 2010, dhe më i preferuari sipas sondazhit Zogby International  është dalja në publik e partisë së krahut të fortë të djathtë në SHBA-ës, Partisë Çaj – Tea Party
Nga BEQIR SINA
WASHINGTON D.C: Ish-kandidatia republikane për zëvendës-presidente , Sarah Palin ish Guvernatoria e Alakës, është Njeriu i Vitit për vitin 2010, sipas një sondazhi të ri të bërë dje nga Zogby International, sondazh i cili ka përcaktuar edhe ish Presidentin republikan George W. Bush, si Person i Dekadës (2000-2010).
Palin është cituar si Personi i Vitit nga 21 për qind e të anketuarve, ndërsa 16 për qind kan dëshiruar për të zgjedhur Presidentin aktual Barack Obama. Glenn Beck dhe i famëshmi i Wiki- eaks Julian Assange kanë marë nga 13 për qind të përcaktimeve të të anketuarve.
Për kuriozitet sipas sondazhit të Zogby Intenational asnjë nga shtatë zgjedhjet e tjera të mundshme për Njeriu i Vitit nuk mblodhi më shumë se 6 për qind të përcaktimeve . Madje ata ishin edhe mera mjaft të njohur këtë vitë si gjenerali David Petraeus, Hillari Klinton, Mark Zuckerberg themeluesi i Facebook-ut, Conan O’Brien, Steve Jobs i IApples, ylli i basketbollit James LeBron , dhe Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates –
Nga të anketuarit me binjde partiake , janë përcaktuar nga Demokratët si më i favorizuari i tyre  në përcaktime, ishte Presidenti në detyrë Barack Obama me 33 për qind, ndërsa në mesin e të aneketuarve republikanë Srara Palin fitoi 39 përqind  dhe të pavarurve 17 përqind.
Ndërkohë në sonadazhin për të përcaktuar Personin i Dekadës, ish Presidenti George W. Bush, i cili qëndroi në Shtëpinë e Bardhë në dy mandate, u zgjodh Personi i Dekadës nga Zogby International me 44 për qind e të intervistuarve, i pasuar nga Presidenti në detyrë Barack Obama me 20 për qind, dhe kreu terrorist Osama bin Laden me 11 për qind.
Sondazhi Zogby zhvilloi edhe një anketim tjetër me gati 2000 të studentë të universiteteve amerikane,  ku tregohej  se 40 përqind e respondentëve besojnë derdhjet të naftës Bitrish Petrol BP vitin e kaluar, është parë si historia e lajmeve të vitit, duke ia kaluar në SHBA edhe lajmeve me zgjedhjet afatmesme lajme ky që është në vend të dytë me 34 për qind të votave. Ndërkohë që 11 Shtatori 2001, viti i sulmeve terroriste mbi Qendren Botërore Tregëtare në Nju Jork, dhe mbi Pentagon, është historia e lajmeve të dekadës, në bazë të përcaktimeve të 73 për qind  të anketuarve.
Lajmi më i rëndësishme politikë i viti 2010, dhe më i preferuari sipas sondazhit Zogby International  është dalja në publik e partisë së krahut të fortë të djathtë në SHBA-ës, Partisë Çaj – Tea Party  Zogby ka gjetur, se nga lajmet më të rëndësishme historinë ndërkombëtare ose “Lajmi Ndërkombëtar i Viitit”  është tërmeti në Haiti, dhe çështja më e rëndësishme e dekadës 2000 – 2010 është rritja e terrorizmit

Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni