Pakënaqësi të mëdha në partitë shqiptare rreth listave

 

Dëshprim në rradhët e funksionareve të PDSH-së. Edhe pse ishte paralajmëruar se kandidatë të PDSH-së për deputetë do të jenë Mirushe Hoxha, Valon Bela, Metin Izeti e Sadi Bexheti, kryetari i këtij subjekti politik Menduh Thaçi ka vendosur që ti lë jashtë listës për deputetë. Pakënaqësia më e dukshme ishte tek sekretari i përgjithshëm i partisë Metin Izeti i cili edhe pse filloi të udhëheqë konventën e mbrëmshme, vendosi të njëjtën të braktisë që më pastaj të vazhdojë Imer Aliu.

Liderët e subjekteve më të mëdha politike shqiptare do të përballën në njësinë e gjashtë zgjedhore Ali Ahmeti i BDI-së përballë Menduh Thaçit të PDSH-së, Rufi Osmanit të RDK-së, Bardhyl Mahmutit të BDSH-së dhe Kastriot Haxhirexhës si kandidat i DR-së. Lideri i DR-së Imer Selmani si bartës i listës do të jetë në njësinë e parë zgjedhore përballë do të ketë Izet Mexhitin e BDI-së, Bekim Fazliun e PDSH-së dhe Nuhi Aliun e RDK-së.

Në njësinë e tretë zgjedhore do të garojë ministri i shëndetësisë Bujar Osmani, për kudnërkandidat do të ketë Iljaz Mehmetin e PDSH-së, ndërsa DR-ja përkundër paralajmërimeve nuk do të garojë në këtë njësi zgjedhore. Në njësinë e dytë zgjedhore bartëse e listës së BDI-së do të jetë Ermira Mehmeti Devaja, e cila përballë do të ketë Orhan Ibrahimin e PDSH-së, Bastri Bajramin e DR-së, Selver Jasharin e RDK-së dhe Xhezair Shaqirin ish komandant Hoxhën e BDSH-së. Në njësinë e pestë zgjedhore bartës i listës së BDI-së është Arben Llabënishti ndërsa kundërkandidat të tij janë Zijadin Sela nga rradhët e PDSH-së, Kushtrim Murtishi nga DR dhe Riza Istrefi nga RDK-ja. BDI-ja e Ahmetit ishte e para që sot dorëzoi listat pranë KSHZ-së. Zëdhënësja e shtabit zgjedhor, Ermira Mehmeti Devaja tha se BDI- në zgjedhjet e parakohshme parlamentare del me platformë unifikuese, jo përëarëse dhe platformë faktorizuese.

“Në këto zgjedhje ne jemi të përkushtuar për të dëshmuar se së bashku mundemi, të bashkuar jemi më të fortë, më të guximshëm, të bashkuar jemi më të suksesshëm dhe të bashkuar ecim më sigurt drejt qëllimit, transmeton Alsat-m.

Ndërkohë që rivalët tanë tashmë kanë thënë se janë organizuar, gjegjësisht formuar kundër BDI-së ne dëshirojmë ti bëjmë të ditur se ne jemi pro gjegjësisht për shqiptarët, jemi të organizuar për shqiptarët, asnjëherë nuk kemi qenë dhe nuk jemi të organizuar dhe nuk veprojmë kundër askujt, prandaj ftojmë shqiptarët që në këto zgjedhje të votojnë për e të mos votojnë kundër”, tha Ermira Mehmeti Devaja, BDI.

Partitë politike shqiptare me tubime dhe takime me qytetarët do të fillojnë nga 16 maji kur edhe zyrtarisht fillon fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 5 qershor.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni