By Valbona Mezini

Pasi i përzuri me politikat e tij të dështuara, qindra mijra të rinj nga Shqipëria, pasi i la kafeve pa universitet, pasi i mashtroi për vendet e punës, ua rriti edhe taksat e universitetit që prindërit e tyre ta kishin të pamundur ti shkollonin, gajaset në festa përkujtimoresh të Fresh-it, si ndonjë xhol budalla që shkrehet në të qeshura pakurrfarë arsyeje a thua se punët e vendit ecin mbarë dhe të rinjtë janë të lumtur.

Në pamundësi totale për ti nxitur drejt kreativitetit, talentit, apo sipëmarrjes inovative, Edvin Rama ky xholi i pafytyrësisë, gjen fytyrë e u kërkon votën të rinjve në 18 Qershor.

Me po të njëjtin guxim si sot, 4 vjet më parë Rama u kërkoi votën prindërve të tyre për të pasuruar çetën e Rilindasve të tij që sot blejnë banka e tendera e konçensione.
Rama qesh e gajaset kur Eurostat deklaron se të rinjtë shqiptarë janë azilkërkuesit më të medhenj, të parët në listë që ia kaluan edhe Sirisë në 2016, por Rama qesh se i duken të rinjtë budallenj pa shkollë që ua lyp votën çdo 4 vjet në emër të “gjeneratës tjetër”.

Kjo gjeneratë do ta pështyjë Ramën tek koshi merituar i mbetjeve të pariciklueshme.
Të rinjtë do bëjnë kthesën për Shqipërinë Europiane.

 

SHPËRNDAJE