Protesta e paralajmëruar nga një grup artistësh me moton “Ramushi po vjen” ka tubuar para Teatrit Kombëtar në Sheshin “Nëna Tereze” qindra dhe mijëra simpatizantë të Ramush Haradinajt e të AAK-së të cilët edhe njëherë kanë kërkuar lirimin e Haradinajt dhe kthimin tij në Hagë.

Në këtë protestë mori pjesë edhe bashkëshortja e Ramushit Anita Haradinaj e cila pritet të sjellë në jetë një pasardhës të ri të familjes Haradinaj.

SHPËRNDAJE