Prokuroria e Tetovës ka ngritur padi penale ndaj një personi të paidentifikuar, nën akuzën se ka nxitur urrejtje ndëretnike, ndërfetare dhe ndër-njerëzore, për shkak të shkrimit në ngjyrë të zezë në nënkalimin në dalje të Tetovës, të parullës “Vdekje shqiptarëve” si dhe në anën tjetër të nënkalimit në murin prej betoni është shkruar “Vdekje për kaurët” dhe “Vdisni kaurë”.

Dokumenti i Prokurorisë së Tetovës është siguruar edhe nga ALSAT-M, ndërkohë që në subjektin e tij, përmendet vetëm termi “person i paidentifikuar”.

Nga ana tjetër, po ashtu është siguruar edhe një tjetër dokument, kësaj here nga MPB-ja, lidhur me fyerjet ndaj shqiptarëve “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” apo “Dhoma gazi për shqiptarët” gjatë ndeshjes së kombëtareve të futbollit mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në Prilep.

Sipas dokumentit të MPB-së, tregohet se fyerjet ndaj shqiptarëve kanë filluar në gjatë pjesës së dytë të ndeshjes, atëherë kur dhe në stadium kishin mbërritur tifozët nga Shkupi, Shvercerat dhe Ballistët nga Tetova, të cilët kanë hedhur të parët sharjet “A ka bushtër më të mirë se bushtra maqedonase”.

SHPËRNDAJE