Pas takimit mes liderit të UDSH-së-së Zylfiut dhe zv.kryeministrit të RK z. Pacolli, ky i fundit i ka deklaruar agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë” se sikur Qeveria e Kosovës ashtu edhe vet z.Pacolli si biznismen i njohur në arenën ndërkombëtare është i interesuar të investojn në Luginën e Preshevës me qëllim të zbutjes së papunësisë duke hapur hapur ndonjë fabrikë ku do të inkuadroheshin  qindra të rinjë e të reja…”

 

 

Prishtinë, 30 prill

 

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka pritur në një takim kryetarin e Unionit Demokratik të shqiptarëve, z.Rahmi Zylfiu.

 

Në takimin e sotëm mes kryetarit të Inionit Demokratik Shqipëtarë z.Rahmi Zulfiut dhe atij të degës në Bujanoc z.Mejdi Zeqirit me zëvëndëskryeministrin e parë të Republikës së Kosovës z.Behexhet Pacollin me të cilin u biseduan gjërë e gjatë problemet e qytetarëve të Luginës së Preshevës për qka z.Pacolli premtoi angazhimin e tij personal dhe institucional,për qka I inkuarajoi liderët nga Lugina që për cdo problem që kërkon zgjidhje të jenë në kontakt me zyrëtarë të Qeverisë së Kosovës dhe së bashku të kërkojnë zgjidhje të përbashkët dhe afatgjate.
Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli u informua lidhur me problemet dhe sfidat me të cila ballafaqohen qytetarët shqiptarë që jetojnë në Luginën e Preshevës. Zoti Zylfiu e informoi zv.kryeministrin  Pacolli edhe me problemin me sigurimet që qytetarët shqiptarë të asaj pjesë në vazhdimësi duhet t`i paguajnë sa herë që udhëtojnë në Kosovë. Zëvendëskryeministri Pacolli, në këtë kontekst, e ka informuar z.Zylfiu se është duke zhvilluar biseda me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës, që pagesat e sigurimeve për qytetarët shqiptarë të Luginës, t`iu kthehen, përveç në rastet kur ata janë të përfshirë nëpër aksidente të ndryshme.
Zëvendëskryeministri Pacolli ka thënë se ideja është që kompensimi i këtyre pagesave të bëhet në disa periudha të vitit. Sipas tij, ky është një detyrim që institucionet e Kosovës, kanë ndaj qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës.

 

Ai gjatë këtij takimi, u informua lidhur me problemet dhe sfidat me të cila ballafaqohen qytetarët shqiptarë që jetojnë në Luginën e Preshevës, përderisa, Zylfiu e informoi zëvendëskryeministrin Pacolli edhe me problemin me sigurimet që qytetarët shqiptarë të asaj pjesë në vazhdimësi duhet t`i paguajnë sa herë që udhëtojnë në Kosovë.

”Ideja është që kompensimi i këtyre pagesave të bëhet në disa periudha të vitit, dhe ky është një detyrim që institucionet e Kosovës, kanë ndaj qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës”, ka dekluar zv.kryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli.

Pas takimit mes liderit të UDSH-së-së Zylfiut dhe zv.kryeministrit të RK z. Pacolli, ky i fundit i ka deklaruar agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë” se sikur Qeveria e Kosovës ashtu edhe vet z.Pacolli si biznismen i njohur në arenën ndërkombëtare është i interesuar të investojn në Luginën e Preshevës me qëllim të zbutjes së papunësisë duke hapur ndonjë fabrikë ku do të inkuadroheshin  qindra të rinjë e të reja…”

 

SHPËRNDAJE