Preshevë, 20 korrik  -Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është ftuar ta vizitojë Sanxhakun gjatë ditës së nesërme. Autoritetet serbë kanë reaguar pasi kryediplomati kosovar mori ftesë nga kryetari i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve, Sulejman Uglanin, që më 21 dhe 22 korrik ta vizitonte Sanxhakun.

 

MPJ thotë se Pacolli shkon në Sanxhak si ministër. Beogradi: Pacolli ne Sanxhak privat, si turiste “zviceran”

Kurse, Nebojsha Stefanoviq, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, ka thënë se është njoftuar se Pacollit nuk do t’i lejohet shkuarja në Novi Pazar. Por, per t’i shpëtuart kesaj ndalese apo arrestimi Pacolli ne kete vizite ne Noci Pazar mund ta perdor pasaporten zvicerane. Kjo ne njëfare menyre ia lehteson autoriteteve te Beogradit përe t’u arsyetuar para popullate se “Pacolli hyne ne Serbi jo si minister i nje shteti qe nuk e njohim, po si qytetar privat, si shtetas turistezviceran.” citon agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Presheva (agjenci lajmesh, e vetme shqiptare në Jugun e Serbisë).

Pacolli mund te “tradhtojë” Luginen. Para Preshevës, ai shkon në Novi Pazar te Serbise. Beogradi nuk mund ta ndaloj e as ta arrestoj “zviceranin”. Tham mund te tradhtoje sepse ai ne nje bisede te fundit me gazetarine  agjencise se lajemve “Presheva Jonë” ehste deklaruar se “ne Beograd apo kudoqofte Serbi nuk do te shkoje pa vizituar se pari Preshevën”.

Kete e pranon edhe vet Pacolli duke pohuar se “kam marrur shume ftesa koheve te fundit nga vellezirit e mi ne Lugine, per ta vizituar Presheven, te cilëve ju kam peremtuar se do te realizoj nje vizite t e tillë.”

“Se pari do viztoje Preshevën, e nje dite po ashtu edhe Novi Pazar e pse jo edhe Beogradin. Presheva ka prioritet per mua, jo vetem për shkak afersise gjeografike, por edhe për shkak rolit dhe kotributit te shqiptareve te Lugines se Preshevës per shteformin e Kosovës. Prandaj, nuk mund te kaloje Presheven, e te vizitoj qendra tjera shqiptare e jo shqiptare ne Ballkan..” ka thëne Pacolli për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”. Image associée

 

SHPËRNDAJE