largea_sv1395587178Shqiptari më i pasur në botë në kërkim të invesitorëve suedezë. – Jam me përshtypjet më të mira në Suedi, thotë miliarderi 62 vjeçar, Behgjet Pacolli.

Në orët e mesnatës të së mërkurës, zbriti miliarderi dhe Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli në Suedi. Në një qëndrim dyditor ai vizitoi disa kompani suedeze të specializuara në energji dhe teknikë.
– Dëshiroj të lidh bashkëpunime- thotë Pacolli, i cili do të vizitojë edhe disa kompani në Göteborg.
Behgjet Pacolli ishte një nga dhjetë fëmijët e varfër në familjen e tij në fshatin Marec, i cili, i ri, mori rrugën për kurbet.
Ai, më në fund, arriti në vendet sovjektike duke krijuar pasuri të madhe prej kompanisë së tij të ndërtimit Mabetex Group, e cila luajti një rol kyç në rindërtimin e Rusisë, Uzbekistanit dhe Kazakistanit. Në vitin 2007 ai deklaroi një pasuri rreth 300 milion dollarë. Më tej, ai udhëhoqi partinë liberale AKR (Aleanca Kosova e Re), dhe sot është Zv. Kryeministër i Kosovës. Gjatë një kohe të shkurtër ai mbajti dhe detyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Prej lidhjeve që ka Behgjet Pacolli në qytetin Uddevalla të Suedisë me Kryetarin e kësaj komune, Magnus Jacobsson dhe Naim Murselin, kandidat për deputet në parlamentin e Suedisë, ai e solli vëmendjen te Suedia.

– Ne kemi dy zona të lira ekonomike në Kosovë, ka shumë mundësi për kompanitë suedeze dhe skandinave për investime, thotë Behgjet Pacolli, dhe shton që në Kosovë ka një popullsi të re dhe të arsimuar.

SHPËRNDAJE