Zëvendëskryeministri Pacolli, është takuar në kryeqytetin e Republikës së Ruandës, Kigali, me përfaqësuesit më të lartë shtetëror të këtij shteti, me kryeministrin, Bernard Makuza dhe ambasadorin Joseph Nsegimana, me të cilët ka diskutuar për përshpejtim të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky vend.

Po ashtu, zëvendëskryeministri Pacolli, është takuar edhe me Presidentin e Republikës së Guinesë Ekuatoriale, z. Teodoro Obiang, të cilit i ka argumentur arsyet e njohjes së shtetit të Kosovës.

Gjatë ditës së mërkurë, zëvendëskryeministri Pacolli, ka udhëtuar në Adis Abeba të Etiopisë ku ka marrë pjesë në samitiin e Unionit Afrikan, në mesin e 52 burrështetasve dhe përfaqësuesve institucionesh nga shtetet e kontinentit afrikan.

Ndërkaq sot, e premte zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, z. Behgjet Pacolli do të udhëtojë në Republikën e Ugandës, në kryeqytetin Kampala, ku do të takoj presidentin e këtij shteti z.Yoëeri Museveni.

Qëllimi kryesor i këtij takimi do të jetë kërkesa drejtuar autoriteteve më të larta të Republikës së Ugandës për njohje sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës.

Zëvendëskryeministri Pacolli gjatë qendrimit në këtë shtet do të shfrytëzoj të gjithë argumentet e nevojshme të cilat dëshmojnë progresin demokratik që ka shenuar Kosova viteve të fundit si dhe nevojen që ka vendi ynë për njohje të reja, në mënyrë që të hapet rrugë në drejtim të integrimeve Euro-atlantike.

Angazhimet e Zëvendëskryeministrit te parë te Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, në kuadër të kompetencave të tij institucionale për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e pavarur të Kosovës, do të vazhdojnë me intenzitet të shtuar edhe në ditët në vijim.

SHPËRNDAJE