“Pa realizmin e kërkesave  të vëllezërve tanë në Luginën e  Preshevës, nuk ka të drejtë e as nevojë Beogradi të kërkojë asgjë për serbët e Kosovës », ka dekalruar zëvendëskryeminsitri i parë i Republikës së Kosovës z.Bexhet Pacolli në intrevistën dhënë agjencisë informative kombëtare « Presheva Jonë » duke e cilësuar situatën alarmante në Lugiën e Preshevës…

 

 

Londër, 2 qershor

 

Lobimi « trubo » i Bexhet Pacollit pro njohjes së shtetit të Kosovës, për Nikolicin, Veriun e Kosovës  dhe Luginën e Preshevës, duke mos harrur ketu edhe shkirmet e disa gezetave  kundër tij i cili akuzohet”2për harxhime astronomike nga fondet e qeverisë së Kosovës »…ishin ca tema të cilat i rrahëm bashkarisht me zëvendëskryeministrini e Republikës së Kosovës z.Pacolli  në intervistën ekskluzive për agjencinë informative  « Presheva Jonë » .

 

 

KOSOVA NË SHTATOR PO PËRGATIT TË APLIKOJ ANËTARËSIMIN NË OKB
Fillimisht rreth vizitës së tij në perendim dhe takimet e tij me personalitetet botërore në Londër e Paris z.Pacolli përgjigjet se  « Qëllimi i kësaj vizite është thjesht në kudër të procesit të lobimit për  njohje të reja të shetit tonë, të Kosovës. Unë sot jam takuar me disa përfaqësues të disa shteteve të cilat nuk e kanë njohur edne Kosovën. Në Paris takova kryetarin e Unionit Afrikan z.Bon Ja Jab presidentin e Beninit të cilin e falemnderova për gjithë atë mbështetje që është duke e dhënë për Kosovën në promovimin e saj tek shtetet Afrikane e sidomos tek ato që ende nuk e kanë njohur pavarësin e Kosovës, me të u akorduam që menjëherë ti vizitojmë edhe dy president të dy shteteve të cilët po qëndrojnë në Londër. Këto takime janë organizuar drejtpërdrejt nga presidenti Jaja dhe unë menjëherë nga Parisi udhëtova për Londër ku edhe momentalisht gjindem.  Sot do të zhvilloj takimet me këto dy president të këtyre dy shteteve të rëndësishme të Afrikës . Besoj dhe shpresoj se këto takime sikur edhe shumë tjera do të jenë të suksesshme dhe sikur Çadi që na njohu dje,njejt edhe nga këto shtete presim njohjen. Ne e dim që kemi pasur shumë shtete të Afrikës të cilat kanë hezituar që ta njohin Kosovën sikur se që ka edhe tani por duhet ta dimë se me punën dhe sjelljen e saj Kosova ka arritur që të marrë disa njohje në atë Kontinent dhe shpresojmë që në ditët e ardhshme të marrë edhe njohje të tjera.. »

 

Lidhur me procesin e  lobimit për njohjen e Kosovës dhe rolin e  Pacollit në këtë drejtim zv.kryemisnitri i Kosovës në fillim shprehet se “Unë për njohjen e Kosovës shtet kam lobuar që nga fillimi, qytetarët e Kosovës mirë e dinë se sa njohjen kanë ardhur nga Behxhet Pacolli edhe kur nuk kam qenë fare në qeveri pra si opozit por edhe tani si pozitë.  Unë ju them se saktësishtë janë 46 njohje të cilat kanë ardhur drejtpërdrejt nga angazhimi im, njëzet e një prej tyre janë prej kohës kur jam në qeveri kurse njëzet e pesë të tjerat si opozitarë. Angazhimi im ka qenë i njëjtë sikur tani në opozitë ashtu edhe tani si pozitë. Unë sa I përketë atyre që merren me mua dhe akuzat ndaj meje u them se nuk do tu hidhërohem e aq më pak tu hakmirrem, Behxhet Pacolli gjithmonë do ta zgjasë dorën e pajtimit për të gjithë e nëse ata e refuzojnë këtë dorë atëherë ai është problem i tyre.

 

 

Meqenëse  Kosova pas Cadit po afrohet shifrës 100 të njohjeve, se a mundet tash të flitet më lirshëm drejt anëtarësimitt ë Kosovës në OKB z.Pacolli pohon se « Kosovën e pret edhe një sfid tjetër pasi që pos Ansamblesë, aty vendos edhe Këshilli I Sigurimit por sido qoftë Këshilli i Sigurimit do ta marrë parasyshë numrin e njohjeve kështu që për ne është shumë positive ajo që të kalojmë numrin “100” qka do të jetë edhe dëshme se Kosova është shtet I konsoliduar dhe me fundament të fortë.  Unë jam optimist dhe besoj se këtë mision do ta kryejmë me sukses , ne duke iu falemderuar shteteve të Afrikës do të kemi mbi 100 njohje. Për shtatorin e ardhshëm diplomacia e Kosovës do të  të përgatitet për aplikim në Kombet e Bashkuara…»
 

Situata e nxehetë në Veri të vendit sidomos sulmet e ekstremsitëve serbë ndaj ushtarëve të NATO-s në vendin tonë për z.Pacolli janë të papranuehsme, që sipas tij « Aty kishte disa përleshje të cilat ne I dënojmë fuqishëm dhe solidarizohemi me NATO-në në Kosovë të cilët dje morrën një aksion për largimin e barrikadave të cilat ende I mbajnë serbët peng nga e kaluara dhe në këtë mënyrë mundohen të pengojnë funksionimin e shtetit të Kosovës.  Ata duhet ta kenë të qartë se akrepat e orës kurr nuk ecin mbrapsht dhe se për Kosovën nuk do të ketë kthim prapa,tani pas trembëdhjet viteve të luftës ata duhet ta kenë të qartë se më luftra nuk do të ketë por se duhet që të mbizotrojë paqja dhe stabiliteti në bashkëjetësë… »
PACOLLI: SERBIA JO NË BE ME PRESHEVËN E DISKRIMINUAR !

 

Se si e vlerësoni  ardhjen e Nikoliqit në krye të shtetit serb deh si do të reflektohej me Kosovën, sidmos me dialogun,  z.Pacolli përgjigjet se « Unë mendoj se për Nikoliqin është folur tepër duke u nisur nga ajo se sa ai ëndërron ti realizoj ëndërrat e tija nacionaliste, Nikoliqi besoj se do ta ketë të domosdoshme të zgjohet nga gjumi dhe ta shohë realitetin dhe ai realitet është bashkëjetësa me të gjithë në Europë.  Unë sa i përketë pjesës së dialogut jam skeptik, Nikoliqi njëherë duhet që ai fillimisht në postine tij të clirohet nga ngarkesat nacionaliste dhe shofeniste. Në Evropë ska vend për radialistët e as për ekstremsitët. Unë nuk jam skeptik se Nikoliqi nuk do të funksionoj mirë me Brukselin. Madje, ky do të jetë mi i mirë se ai i kaluari të cilin shpesh e quanim edhe “i përkdheluri” i Brukselit Tadiqi, ku mendoj se ajo përkdhelje nga Brukseli ka ndikuar shumë negativisht në rezultatet e bisedimeve.  Zgjedhja e Nikoliqit në njëfarë mënyre ihste dhe bumerang ndja BE-së.  Mendoj se ka kaluar koha e përkdheljeve tani është koha e punëve dhe akteve… »

 

 

Kurse rreth situatës aktual enë Luginën e Preshevës dhe arrestimet e lirimet e findit të  policsië serbe ndja të rinjve shqiptarë   z.Bexhet Pacolli në vazhdim të bisedës sonë dekalron se « Unë vlerësoj se cdo lirim nga burgu apo diqka e ngjashme është i mirëpritur megjithëse të gjithë jemi të bindur se ajo nuk është dashur që farë të ndodhë,  dhe ne të gjithë e dimë sikure dhe ndërkombëtarët se arrestimet e fundit në Luginë të Preshevës ishin spektakulare, me motive e interesa politike dhe ne i dënojmë veprimet e tilla dhe e ftojmë qeverinë e Serbisë që të bindet se pa realizmin e kerkesave  të vëllezërve tanë në Luginën e  Preshevës, nuk ka të drejtë e as nevojë Beogradi të kërkojë asgjë për serbët e Kosovës »

 

 

Në foto: Zvkryeministri i Republikës së Kosovës z.Bexhet Pacolli me gazetarin e agjenc.inf. “Presheva Jonë”

Lidhur me shkrimet e

disa gazetave ku përfolet dhe akuzoheni Bexhet Pacolli për shpenzime të mëdha nga buxheti i Kosovës, në vazhdim zëvendëskryeminsitri i Qeverisë së Kosovës pohon se «  Unë gjithmonë jam i paragjykuari dhe i dënuari nga disa gazetarët, unë fare nuk iu hidhërohem atyre,e kuptoj atë shkurtpamësin e tyre i kuptoj se ata janë njerëz që dojnë të formojnë opinion por mendoj se opinion  nuk mund të formojnë njerëz të cilët kurr nuk kanë dal nga Prishtina apo ajo rruga kryesore ku shetisin të rinjët. Unë kur e mendoj se kush janë ata që shkruajn në atë mënyrë nuk lodhem fare ,unë ju them se Behxhet Pacolli për një vit e gjysmë buxhetit të Kosovës i ka kushtuar as një cent më shumë se 17.000 euro edhe atë rastësishtë në disa udhëtime një për Dubai ku nuk mi pranonin kredit kartat e mia personale dhe i kam urdhëruar nga zyra dhe një tjetër. »

 

Pacolli  duke pohuar se nuk ka shofer, nu e as makinë zyrëtare apo të blinduar, shton se,  kurr nuk ka prezentuar asnjë faturë të asnjë restauranti apo hotelit në qeveri. « Unë këto thaestheme  i dëgjojmë nga njerëz të papërgjegjshëm unë atyre u them që së pari të mësojnë se si funksionon bota dhe qka ndodhë nëpër botë për procesin e njohjeve.   Unë nuk e kam ndërmend të qaj kokën me ato, edhe sikur te merrem me gfjhyqe  evërteta do të fitoja sepse e vërtat eshte në anën time. Unë kur kam fiotuar gjitha porceset në Zvicër, në njesht ku funksion shteti juridik dhe ku ligjet janë strikte, krejt afër mendjesh se edhe proceset eventuale me disa media në Kosovë do t’i fitoja… » , thotë në fund  z.Pacolli për agjencinë “Presheva Jonë”

SHPËRNDAJE