Edhe zyrtarisht Bexhet Pacolli u ul në karriken e zv.kryeministrit duke i zënë ulësen zv.kryeministres Mimoza Kusari, por edhe duke i marrë titullin e zv.kryeministrit të parë Hajredin Kuçit.

Në mbledhjen e qeverisë, Pacolli ka premtuar përkrahje e mbështetje për kabinetin ndonëse nuk ka folur për sferën të cilën i garanton pozita e që është lobimi për shtetësinë e Kosovës.

Ndër të tjera në mbledhjen e sotme qeveria e e Kosovës ka miratuar vendimin për krijimin e Institutit për Krimet e Luftës, detyra e të cili do të jetë hulumtimi i krimeve në periudhën 1990-1999. Gjithashtu, Qeveria ka miratuar edhe krijimin e Këshillin Konsultativ për Drejtësi, i cili ka për qëllim avansimin e sistemit të drejtësisë dhe organeve tjera prokuroriale dhe gjyqësore. Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka bërë të ditur se ky Këshill do t’i ketë 15 anëtarë dhe do ta ketë emërimin nga një bazë e veçantë, nga Qeveria, Presidenti, përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe shoqëria civile, ndërsa do ta ketë edhe kryetarin e vetë.

SHPËRNDAJE