Pacolli kërkon njohjen e Kosovës nga tri shtete të reja

Pacolli është takuar me përfaqësues të Meksikës, Domenikas dhe Suriname. Në takime të ndara, zëvendëskryeministri Pacolli ka njoftuar gjërësisht përfaqësuesit e këtyre tri vendeve për situatën aktuale politike në Kosovë, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra e tij.

Në vazhdim të qëndrimit të tij në Nju Jork zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli ka zhvilluar disa takime të rëndësishme nga Amerika qendrore dhe Caricomi.

Pacolli është takuar me përfaqësues të Meksikës, Domenikas dhe Suriname. Në takime të ndara, zëvendëskryeministri Pacolli ka njoftuar gjërësisht përfaqësuesit e këtyre tri vendeve për situatën aktuale politike në Kosovë, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra e tij.

Pacolli i njoftoi ata veçanërisht për përmbylljen e suksesshme të mbikqyrjes së pavarësisë. Në këtë kontekst, zëvendëskryeministri Pacolli shprehu nevojën e madhe që ka vendi ynë për njohje të reja, të cilat do të mundësojnë integrimin e vendit tonë në familjen e vendeve demokratike të botës.

Pacolli theksoi se krijimi i raporteve diplomatike me sa më shumë vende të botës, është synim primar i institucioneve të Republikës së Kosovës.

Në ditët në vijim zv/kryeministri Pacolli pritet të takohet edhe me kryesuesin e delegacionit shtetëror të Meksikës që përfaqëson këtë shtet në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni