Pacolli do kandidojë sërish për president Republike

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka pranuar në tërësi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të publikuar sot.

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i zotit Pacolli, Ibrahim Gashi, i cili ka njoftuar gjithashtu rikandidimin e Pacollit për postin e kreut të shtetit.

“Duke konsideruar se do të ketë përsëritje të procedurës së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, ju njoftojmë se zoti Behgjet Pacolli do të jetë kandidat nga radhët e koalicionit, meqenëse sipas vendimit që pranuam sot nga Gjykata Kushtetuese, ai nuk ka bërë asnjë shkelje”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka vlerësuar më tej se Kuvendi i Kosovës është organi i vetëm kompetent që mund të ndërmarrë hapat e mëtejshëm për zgjidhjen e situatës.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni