PA SHQIPTARËT, REGJISTRIMI NË SERBI DËSHTUES

Në Preshevë regjistrohen 3239 banorë dhe 1755 shtëpi. Sipas regjistrimit të sapo përfunduar të popullsisë, në Serbi do të ketë rreth 300 mijë qytetarë më pak. Këto janë vlerësimet e para të regjistrimit të popullsisë në këtë shtet, ndërsa anketuesit kanë evidentuar 7.4 milionë banorë, që përafërsisht është i njëjtë me rezultatin e vitit 2002.

Preshevë,18 toter /AIK-Presheva Jonë

Në komunën e Preshevës janë regjistruar vetëm 3 për qind, edhe ate popullsia pakica serbe dhe romët. Në Bujanoc janë regjistruar rreth 40 për qind gjithashtu serbët dhe komuniteti rom, ndërsa në Medvegjë gjithashtu ka pasur bojkot total të regjistrimit nga shqiptarët. Kryetari i komisionit për regjistrim Dragoljub Filipovic ka thënë se regjistruesit kanë bërë punën e tyre, incidente nuk ka pasur për veç një rasti. Deri më tani në komunën e Preshevës janë regjistruar 3239 persona dhe 1755 shtëpi. Ndërkaq kryetari I komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka thënë se bojkoti po rezulton i suksesshëm. Sipas tij arsyeja kryesore për të bojkotuar regjistrimin në Preshevë ka qenë pamundësia që të regjistrohen me mijëra banorë, të cilët pas konfliktit të armatosur të vitit 1999 janë larguar nga Komuna dhe tani jetojnë në Kosovë apo në njërin nga shtetet e Evropës Perëndimore”.Në anën tjtër autoritetet serbe në Beograd kanë paralajmëruar se do të shqiptojnë dënime për shqiptarët e Luginës së Preshevës për shkak të mosregjistrimit. Mirëpo, lidhur me këto zëra kanë reaguar përfaqësuesit politik të Luginës duke theksuar se Beogradi duhet të respektojë vullnetin e atyre që përfaqësojnë interesat e popullit në këto zona dhe që kanë alarmuar për pakënaqësitë lidhur me organizimin e regjistrimit të popullsisë. Regjistrimi i popullsisë është bojkotuar pjesërisht edhe nga komuniteti boshnjak dhe mysliman në rajonin e Sanxhakut.Shqiptarët e tre komunave në Luginën e Preshevës bojkotuan regjistrimin e popullsisë me një vendim të miratuar nga këshillat komunale të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Ndërkaq për Serbët ky regjistrim do të rezultoj fatal pasi Serbia tani do të jetë më e vogël për një qytet sa madhësisë e Nishit. (TvP)


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni