( PA ) KËNAQËSIA ZGJEDHORE…

Nga Albinot MALOKU

Sikur në Kosovë, edhe në Shqipëri, Maqedoni, Preshevë,, Ulcin…në këto hapsira ku shqiptarët jetojnë dhe verporojnë zgjedhjet e lira e demokratike janë fundament i cili e pastron jetën politike të vëndit. Sot, çoftë në Tiranë, Prishtinë, Preshevë, Shkup e Ulqin tek një numër i konsiderushëm i spektrit politik aktiv apo joaktiv, ekzistonë një mendim që në një moment të caktuar do të intervenoi bashkësia ndërkombëtare për të na i rregulluar punët. Një mendim të tillë e konsiderojë hiq më pak se naivitet. Bashkësia ndërkombëtare do të na ndihmojë po që se ne do ti ndihmojm vetës tonë.

Ndonse kemi më shumë se njëzet vite eksperiencë me pluralizmin politik, nga rrjedhat e nagjarjeve të fundit, sikur vërehet se ende nuk e kemi kuptuar një fakt. Ky fakt është se pluralizmi i shëndoshë nuk duron mosrespekt të vërdiktit  të qytetarit.  Po në kontekst të pluralizmit ekziston edhe ana tjetër e medialies. Në këtë eksperiencë njëzet vjeçare, kemi pas zgjedhje të kohë pas kohshme dhe kurrë njëherë nuk kam vrejtë që të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse në garën zgjedhore, që pas saj të jenë ndarë të gjitha të knaqura. Normalisht, knaqësia apo paknaqësia pas zgjedhjeve është fenomen i cili ndodhë gjithëandej nëpër botë. Mirëpo, në boten e civilizuar e demokratike spektri politik i angazhuar në jetën politike të shtetit para se gjithash respektonë faktin që vëndi duhet të ec përpara. Nga kjo gjë vije edhe përparimi i shtetit.

Participimi i shqiptarëve në spektrin politik përmes subjekteve politike të tyre, patjetër që dëshmon angazhimin e tyre në jetën demokratike, e posaqërisht në avansimin e pozitës e të statusit të shqiptarëve në çdo vënd ku ata jetojnë aktualisht. Është ky një fakt i pamohushëm, mirëpo përderisa ky participim në jetën politike nuk bëhet në mënyren e duhur, e para së gjithash duke respektuar demokracinë e mirëfillt, asgjë nuk do të shkojë si duhet.

Ripërsëritja e zgjedhjeve në Kosovë dhe atë me disa epizoda, më pas mosnjohja e zgjedhjve në Shqipëri nga njëra palë e angazhuar në jetën politike të vëndit, eskalimi i dhunës në Tiranë e të gjitha këto kanë vetëm një emërues të përbashkët. Drejtuesit e subjekteve politike të të gjithë spektrit politik shqiptarë duan ta kenë ata bajrakun. Që duan ta kenë ata bajrakun, nuk ka të keqe asgjë këtu, por civilizimi dhe demokracia e shekullit tonë i ka disa rregulla të cilat janë parakusht për të marrë bajrakun, secili drejtues i subjekteve politike. Edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri por edhe në hapsirat tjera ku shqiptarët jetojnë, si në Shkup, Ulqin, Preshevë e të tjera vende, zgjedhjet e lira e demokratike janë fundament i cili e pastron jetën politike të vëndit.

Për gjendjen aktuale në jetën politike të hapsirës shqiptare, janë votuesit dhe subjektet politke shqiptare që kanë vendosur të jetë kështu. Si në Kosovë, në Shqipëri e hapsirat tjera ku shqiptaret jetojnë, shumica ka vendosur që të drejtohen nga këto garnitura qeveritare. Të tentosh të marrësh pushtetinë me dhunë nga se e vlerson se nuk qenka pushtet i duhur, ky për të cilin e ka dhënë besimin populli është marrëzi.

Sot, çoftë në Tiranë, Prishtinë, Preshevë, Shkup e Ulqin tek një numër i konsiderushëm i spektrit politik aktiv apo joaktiv, ekzistonë një mendim që në një moment të caktuar do të intervenoi bashkësia ndërkombëtare për të na i rregulluar punët. Një mendim të tillë e konsiderojë hiq më pak se naivitet. Bashkësia ndërkombëtare do të na ndihmojë po që se ne do ti ndihmojm vetës tonë.

Për mua nuk paraqet problem formimi i qeverisë së Kosovës me vones, nga se nuk është vetëm vendi ynë pa qeveri. Rekordin e vonesave për formimin e qeverisë në Europë, nuk e ka Republika e Kosovës, por Belgjika e Holanda e në rajonin tonë Bosna dhe Hercegovina. Kjo më le të kuptojë që mosformimi i menjëhershëm i qeverisë nuk e ulë as nuk e ngrit imazhin, mirëpo puna e bërë nga ajo qeveri e formuar mund të ndikojë në imazhin e vendit tonë. Shqiptarët ku do që janë kanë shumë më shumë obligime tjera se sa knaqësia apo paknaqësia pas zgjedhjeve.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni