Bartësi i listët të këtij subjekti politik Riza Halimi falënderoi të gjithë të pranishmit e në veçanti të gjithë aktivistët dhe simpatizuesit e këtij subjekti politik për angazhimin që ka pasur për grumbullimin e nënshkrimeve.           

Preshevë,13 prill

 

Komisioni Komunal Zgjedhor në Preshevë ka njoftuar sot se Partia për Veprim Demokratik ka dorëzuar  1250 nënshkrime,andaj radhitet me numrin rendor 6 në listën e subjekteve politike në Preshevë që marrin pjesë në zgjedhjet e 6 lokale të majit. Me këtë rast Partia për Veprim Demokratik ka dorëzuar listën e plotë me 38 këshilltarëpër Kuvendin Komunal. Bartësi i listët të këtij subjekti politik Riza Halimi falënderoi të gjithë të pranishmit e në veçanti të gjithë aktivistët dhe simpatizuesit e këtij subjekti politik për angazhimin që ka pasur për grumbullimin e nënshkrimeve. Pas dorëzimit të listës së kandidatëve për këshilltar,nesër do të bëhet hapja e tubimit qendror për zgjedhjet lokale nga ana e Partisë për Veprim Demokratik,me fillim prej orës 13.00 në Shtëpinë e Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë. Kryetari i Shtabit Zgjedhor të PVD-së Nadër Sadiku thotë se në hapjen zyrtare do të bëhet promovimi i 38 kandidatëve të mundshëm për këshilltarë në përbërjen e ardhshme të kuvendit komunal,si dhe shpalosja e programit zgjedhor njëherit ai bënë apel për mbarë elektoratin,anëtarët,simpatizuesit dhe qytetarët e komunës së Preshevës,që nesër në mënyre më masive të marrin pjesë në tubimin qendror për zgjedhjet lokale të 6 majit nga ana e Partisë për Veprim Demokratik. A.Jusufi

SHPËRNDAJE