Nxënësit e Luginës, të cilët në fund të këtij viti shkollor, duhet t`i nështrohen Provimit përfundimtar për shkollimin fillor, njoftohen se nga shtypi dolën përmbledhjet e detyrave nga lënda e Gjuhës shqipe dhe Matematikës.

 

Fatlum Hetemi

Preshevë, 27 janar AIK-presheva jonë

Nga sot, ata mund t`i shkarkojnë prej web faqes së Entit për vlerësimin e kualitetit të proçesit edukativo –arsimor ose t`i blejnë apo t`i porosisin ato nëpërmjet institucioneve shkollore, që është praktikë e viteve të kaluara. Këto përmbledhje janë publikuar në web faqen e Entit për vlerësimin e kualitetit të proçesit edukativo –arsimor.

Është me rëndësi të përmendet se edhe këtë vit nxënësit, të cilët e përfundojnë shkollimin fillor, do t`i nënshtrohen Provimit përfundimtar(maturës së vogël), provim ky i vlefshëm për regjistrim në shkollat e mesme.

Përmbledhjet e detyrave, të publikuara këto ditë, u sjellin lehtësi nxënësve dhe arsimtarëve në përgatitjen e këtij provimi përfundimtar. Është poashtu e rëndësishme të theksohet se kësaj here sturktura e testeve do të jetë ndryshe nga vitet tjera, sepse detyra të njohura ose që janë marrë nga përmbledhja janë vetëm pesë detyra, pesë të tjera poashtu janë marrë nga përmbledhja, por janë me pak ndryshime të cilat testojnë  njohuritë e nivelit bazë; detyrat që testojë njohuritë e nivelit të mesëm janë gjashtë, kurse ato të cilat testojnë njohuritë e avansuara janë katër, sipas standardeve arsimore në fuqi, të cilat kanë filluar të aplikohen nga viti i kaluar.

Këto informacione ose sqarime kanë për qëllim të porosisin nxënësit dhe arsimtarët që të kenë kujdes në përgatitjen sa më mirë të nxënësve, duke i shfrytëzuar përmbledhjet e detyrave si model. Detyrat e tilla, të hartuara sipas Standardeve Arsimore do të testojnë, veçanërisht, njohurit e nivelit të mesëm dhe të lartë.

 

SHPËRNDAJE