Sipas drejtuesve të OVL-së  me seli në Preshevë, mjetet humanitare (prej 1.000 euro) ofruar nga gazetarët e agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë”  ju janë ndarë në formë të organizuar familjeve për nevoja nga ana e përfaqësuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës.

 

Preshevë,

-Organizata e Veteranëve të Luftës (UCPMB) falemderon gazetarët e Agjencisë Informative Kombëtare “Presheva Jonë” për ndihmën e ofruar prej 1.000 eurove dedikuar jetimëve, familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës si dhe veteranëve të luftës, thuhet në një njoftim për media lëshuar nga OVL e UCPMB-së me seli në Preshevë, nënshkruar nga kryetari i saj. Sipas drejtuesve të OVL-së, këto mjete humanitare janë ndarë në formë të organizuar familjeve për nevoja nga ana e përfaqësuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës.

SHPËRNDAJE