Me rastin e ftesave në biseda informative të ish pjesëtarëve të UÇPMB-së, nga organet e policisë në Bujanoc, OVL e UCPMB-së ka reaguar e shqetësuar duke e cilësuar këto si një politikë e presioni nga regjimi serb ndaj popullatës, në vecanti kundër rinjve tanë në Luginën e  Preshevës, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

Bujanoc, 16 dhjetor /AIK-Presheva Jonë

Në fillim të kësaj komunikate lëshuar sot nga OVL me seli në Bujanoc, ka shprehur brengosjen e vet të thellë me rastin e zhvillimor të bisedave informative me ish pjesëtarët e UÇPMB-së, nga ana e organeve të policisë dhe prokuroria publike, duke e konsideruar këtë akt si formë të vazhdueshme të presionit ndaj pjesëtarëve të UÇPMB-së dhe popullatës shqiptare në përgjithësi që po zhvillojnë autoritetet serbe.

Duke gjykuar sjelljen e këtillë të policisë serbe, OVL, ka kërkuar respektimin e plotë të aktit të Amnistisë që ndaj këtyre pjesëtarëve është dhënë më 2001.

“OVL konsideron se metodat e këtilla të frikësimit dhe represionit psikologjik që po zhvillojnë në mënyrë permanente organet serbe, krahas prezencës së vazhdueshme të xhandarmerisë në terren, cenojnë rëndë stabilitetin në këtë komunë dhe paraqesin shkaqet e drejtpërdrejta të largimit të të rinjve shqiptarë nga Bujanoci, akt që po ndodh me vite…” thuhet në komunikatëne e OVL-së.

Me këtë rast zyratrët e OVL-së duke alarmuar opinonin vendor dhe atë ndërkombëtar, ka kërkuar urgjentisht  nga qeveritarët serbë, sidomos nga autoritetet policore të ndërpresin këtë formë të presionit dhe dhunës psikologjike ndaj të rinjve shqiptarë duke e konsideruar atë si cenim i rëndë i të drejtave të individit dhe shkelje të konventave ndërkombëtare.

OVL, do të njoftojë edhe autoritetet ndërkombëtare për këtë formë të dhunës psikologjike që policia serbe po e zhvillon ndaj të rinjve shqiptarë, posaçërisht, për faktin e hetimit të periudhës e cila është përfshirë në aktin e Amnistisë më 2001, thueht në fund të komunkatës së OVL-sëme seli në Bujanoc, nënshkruar nga kryetari i saj z.Edmond Isufi

SHPËRNDAJE