Iniciativa për themelimin edhe të një subjekti politik(si ky i PD) rrezikon përçarjen e shqipëtarve, përkatësisht parcializimin dhe minimizimin e rolit të shqiptarëve në Komunën e Bujanocit. Kurrsesi iniciativat e tilla nuk e kanë përkrahjen e atyre që dhanë më sublimen për shqiptarët.


 

ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS SË UÇPMB-së: K U M T E S Ë

 

Me këtë kumtesë i drejtohemi opinionit publik rreth ngjarjeve të fundit në Komunën e Bujanocit.

                      OVL UÇPMB –së në konceptin e vetë edhe më tej përkujdest për unifikimin e shqipëtarve nga se bashkimi i forcave shqipëtare përbën fuqi.

                      Iniciativa për themelimin edhe të një subjekti politik(si ky i PD) rrezikon përçarjen e shqipëtarve, përkatësisht parcializimin dhe minimizimin e rolit të shqiptarëve në Komunën e Bujanocit. Kurrsesi iniciativat e tilla nuk e kanë përkrahjen e atyre që dhanë më sublimen për shqiptarët.

                     Zgjedhjet e vitit 2002 vërtet kanë qenë një rast historik me të cilin vetë pjesëtarët e UÇPMB-së kanë dhënë një kontribut të madhë në unifikimin e faktorit politik dhe shfaqja në zgjedhje me një kandidat të vetëm shqipëtar për të realizuar këtë moment të rëndësishëm. Me çka Nagip Arifi ish-kryetari i komunës së Bujanocit ka gëzuar mbështetjen e plotë të krahut të luftës.

                      Por, i lartpërmënduri në asnjë rast nuk ka mbrojtur vlerat e luftës dhe në asnjë rast nuk ka pasur konsiderat për dëshmorët e UÇPMB-së. Me këtë ka zhgënjyer çdo pjesëtar të UÇPMB-së.

                      Nagip Arifi, atëbotë i verbuar nga pushteti dhe nga donacionet e pasluftës u fut në një proces të tjetërsimit. Korrupsioni, nepotizmi-familjarizimi dhe dallaverat kanë qenë atributet që karakterizuan pushtetin e tij, duke përbuzur mbështetjen që patëm ofruar luftëtarët e UÇPMB-së.

                      Edhe tash, me iniciativat për krijimin e subjekteve të reja që paturpësisht premtojnë gjithçka,po mundohet të krijoj pozicione për vete duke përçarë shqiptarët e më e keqja edhe vetë familjet shqiptare.

Shpresojmë që mos të ndodhë rasti i Maqedonisë dhe popllatën shqiptare ta kthejë në situatën e para 2002.

                       Lusim popullatën shqiptare që të ruaj bërthamën e vetë familjen, të ruaj vlerat e veta tradicionale, të ruaj dinjitetin e vetë dhe të mos bijë pre e premtimeve manipuluese që vijnë nga njerëz që nuk ngopen me funksione.

                   

                        I lutemi të gjithëve qe mos të thirren në vlerat e luftës dhe mos të përbuzin dëshmorët për përfitime politike.

 

 

Bujanoc,koriik 2011                                                               OVL e UÇPMB-së

SHPËRNDAJE