Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka pohuar të hënën se veteranët e UÇK-së, do të jenë pranë vëllezërve në Maqedoni e Kosovë Lindore dhe në rast mobilizimi, ata thanë se të jenë në përkrahje të tyre me të gjitha mjetet e mundshme.

OVL-ja e UÇK-së, kërkon që të gjithë faktorët politik shqiptarë si dhe ata ndërkombëtar, të merren seriozisht me këtë çështje dhe duhet ta kenë të qartë se shqiptarët nuk do të tolerojnë më spastrime të reja të trojeve etnike.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, është duke e përcjellë me vëmendje situatën në trojet shqiptare të okupuara nga Serbia dhe Maqedonia. Ne jemi të shqetësuar për dhunën e presionin e vazhdueshëm të pushtuesve të orientuar kundër popullatës shqiptare, me qëllim të vështirësimit të jetës së tyre dhe detyrimit që ata të shpërngulen nga trojet e veta”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE