Kryetari i RDK-së, Rufi Osmani, akuzoi kryeministrin e Maqedonisë, Nikola Gruevski se po bën politikën e Putinit, me qasjen e tij anti-integruese.

http://www.botasot.info/img/Rufi_Osmani_78.jpgOsmani i cili sot mori kopjen e tij të raportit të progresit kërkoi që kryeministri të mos polemizojë me hartuesit e raportit por të përqendrohet në evitimin e problemeve në fushat kritike që janë të përfshirë në raport dhe të zgjidh çështjen e emrit, pasi integrimi në BE është interesi ynë, transmeton Alsat-M.

“Unë mbaj bindjen se është një qasje tepër negative, jo integruese nga pozicionet e politikave të Vlladimirit Putinit, është një qëndrim jo kooperues një qëndrim i gabuar, në instancë të fundit edhe kryeministri Gruevski edhe partneri i tij Ahmeti duhet të nënkuptojnë se ne kemi obligim të përmbushim kriteret e Mastrihtit në veçanti të Kopenhagës nëse dëshirojmë të krijojmë perspektivë dhe zhvillim ekonomik, demokratik dhe jetë më të mirë për qytetarët dhe jo e kundërta”, deklaroi Osmani.

Ndërkohë lideri i opozitës maqedonase, Branko Cërvenkovski pas marrjes së raportit të progresit në një komunikatë për media ka thënë se raporti është real dhe identifikon fushat nga të cilat pritet progres në procesin integrues të Maqedonisë.

Cërvenkovski gjithashtu ka theksuar se nuk duhet të nënvlerësohet paralajmërimi i Bashkimit Evropian se nëse nuk arrihet progresi i duhur, atëherë nuk garantohet as ruajtja e rekomandimit të Bashkimit Evropian për sa i përket vendit.

Për LSDM gjatë ndërtimin të qëndrimeve për këto çështja rëndësi të vençat ka edhe konteksti i ndryshuara rajonal sa i përket integrimeve, në kohën që Maqedonia prej vitesh ka ngecur në të njëjtin vend. Retorika e Greuevskit ndaj komisionarit evropian Shtefan Fyle, është kritikuar edhe nga partitë tjera opozitare por edhe ekspertët e fushës.

SHPËRNDAJE