Orhan Rexhepi, prinë nga Liderët e Luginës së Preshevës

Nga afro 2000 votues këta tetë javët e fundit në sondazhin tonë z.Orhan Rexhepi prinë me  987 votime (klikime), pastaj vjenë i dyti me radhë z.Riza Halimi me 525 vota, i treti është Ragmi Mustafa me 219 dhe të tjerë me radhë..ku i fundit është Galip Beqiri me vetëm 3 vota. Ka liderë që nuk kanë fare vota, prandaj edhe fare e tyre nuk kanë figuruar në ketë listë të sondazhit.

Preshevë, 29 shtator / AIK-Presheva jonë

Para dy muaji në sondazhin e fundit kemi shturera pyetjen lexuesve tanë se cili është lideri më i preferuar i juaj në Luginën e Preshevës i cili po i ndihmon popullatës dhe po kontribuon avancimit të proceseve ? Dhe në bazë të rezultave prinë Orhan Rexhepi, kryetar i LKSH-së, njëherit nënkryetar i Kuvendit të Komunës së Preshevës.

Dorën n’zemër, puna  e këtyre sondazheve, nuk nuk mund të themi se është apo s’eshtë barometër i ndonjë vlerësimi i sakt dhe kjo duket pak si ajo puna e „Like“ nëpër disa web faqe…Dikush ka kohë apo ka më shumë miq e jarani të klikojnë. Për shembull në Kosovë kemi gazeta apo agjenci shumë të lexuara e të vizituara, por jo edhe me shumë „Like“.  Kështu ngjet edhe me agjencitë e mëdha në Zvicër apo perendim të cilat edhe pse me pak “like” por at agjenci janë gjiganteske që citohen sot më së shumti në mas media botërore.  Pra, për t’mos dalur nga tema edhe ky sondazh, për ata që kanë marrur pak vota (klikime) mund të thonë se nuk është barometër i mirë, por për ata të cilët kanë marrur shumë vota, padyshim thonë se sondazhet  e tlla janë serioze dhe të sakta. Por sidoqoftë, mund ta merrni apo mund të sypozoni si të duani, por. ne po ju prezentojmë rezultatet përfundimtare të cilat edhe ju vet keni pasur mundësi të votoni dhe  t’i shifni dhe ndjekur rrjedhën e votimeve. Pra, nga afro 2000 votues këta tetë javët e fundit Orhan Rexhepi prinë me  987 votime (klikime), pastaj vjen i dyti me radhë z.Riza Halimi me 525 vota, i treti është Ragmi Mustafa me 219 dhe të tjerë me radhë..ku i fundit është Galip Beqiri me vetëm 3 vota. Ka liderë që nuk kanë fare vota, prandaj edhe fare nuk kanë figuruar në këtë listë të kësaj loje “klikimesh” që po e quajmë  sondazh..


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni