INTERVISTE EKSKLUZIME ME ORHAN REXHEPIN, KRYETAR I LKSH NË PRESHEVË

 

  “Fatkeqësisht, strategji i përbashkët e spektrit politik të  Preshevës, Bujanocit dhe Medvejgës  ende nuk ekziston  përderisa PVD dhe UDSH qindëpërqind janë të drejtuara kah Beogradi, LPD është as andej as këndej, kurse subjektet e tjera, të Preshevës  si LKSH, PDSH dhe BDL janë të drejtuara në anën e kundërt, dmth kah Prishtina. ..” thotë në intervistën e ekskluzive për Agjencinë tonë Informative “Presheva Jonë” lideri i LKSH-së z.Orhan Rexhepi

Kushtrim MALIQI

Preshevë (KL), 7 dhjetor/ AIK-Presheva Jonë /

Presheva Jonë: z.Rexhepi fillimisht cfarë mund të na thonilidhur me gjendjen aktuale në Kosovën Lindopre, në veqanti në  pushtetit lokal në Preshevë, kishte disa trazira mbrenda grupeve të koalicionit,janë normalizuar punës?

Orhan REXHEPI: Situata në Kosovën Lindore është cfare është dhe gjithesisci e dine mires e në n ket shtet shqiptarët nuk presin ditë të mira, ketë përvojë eknaë prvuar shqiptarët në Kosovë dje  dhe shekuj më pare. Sikur të ishim mire në Preshvë sigurisht edhe nuk do të kishte arestime , bastisje, varsje apo protesta për diskrinim të popullsatës sonë të cilat po ndodhin me të vetmin qëllim për të kijuar frikë dhe pasiguri me qëllim të spastrimve etnike në mënyrë indrekte nga regjimi. Por kësaj situate duket se deri diku po i kontribun së fundit edhe mosuniteti i licdershipit shqiptarë në viset tona, ku pas tërheqjeve, moskënaqësive, divegjencave ndërpsartike bashke me lëvizjet, hyrjet dhe dlajet nga pushtetin lokalë në vendin tone nuk janë bash edhe të rastësishme. Po e them pa asnjë dilemë se trazirat ishin të qëllimshme, se prapa këtyre trazirave qëndronte Qeveria e Beogradit e cila me çdo kusht don ta eliminojë pushtetit aktual të Komunës së Preshevë, domethënë ta vejë në kontrollin e saj, mu ashtu siq e ka pushtetin aktual në Komunën e Bujanocit. Qëllimi kryesor janë bisedimet e ardhshme Kosovë-Serbi dhe tendenca e kësaj të dytës, sa më shumë ta minimizojë problemin e Luginës së Preshevës gjatë këtyre bisedimeve derisa çështjen e Veriut të Kosovës ta ngritë në maje të këtij procesi.
 
Presheva Jonë: z.Rexhepi a mund të ndihemi krenar pas lirimit të 5 të arrestuarve pas dy viteve burgim të pafajshëm?


Orhan REXHEPI:  Derisa më 21 Janar të vitit që sapo filloi nuk lirohen të nëntë të akuzuarit së bashku, nuk do të ketë të drejtë askush të ndjehet krenar, aq më parë unë, sepse përpos që të gjithë ne këtu e dinim që nga fillimi pafajsinë e tyre totale e cila edhe gjatë procesit gjyqësor u vërtetua si pafajsi e tillë, e qindëpërqind. Këtyre pesëve, të cilët së bashku me mua nga Beogradi erdhën më 29 Dhjetor 2010 iu është pezulluar paraburgimi, që do të thotë se duhet të jenë në Beograd më 21 Janar kur edhe do të shpallet Aktgjykimi, dhe kam besim të plotë se atë ditë të nëntë së bashku do të kethehen në Preshevën e tyre. N ejemi të vetdijshëm qëllimet e Beogradit për lirimin e të rinjve tanë nga burgjet serbe, por megjithate Serbia  me këtë nuk mund ta laj vetem as para shqiptarëve e as para komuniteti ndërkombëtar se është shtet juridik, pëderisa politika diskriminuese e regjimit të Beogradit po vazhdon në trojet tona.

Presheva Jonë: z.Rexhepi kur e kemi parasysh pafajsin e djemve tanë në saje të së cilës kanë qëndruar në burg për 2 vjet duke u malltretuar dhe duke e ditur se në gjithë botën pas daljes së pafajsisë në dritë,pason dëmshpërblimi,cilët do të jenë hapa që do të ndërrmerrni tani pasi ata u lirua,(megjithese ende jo të gjithë.. ?.


Orhan REXHEPI:  21 Janari është data kyqe, ose Dita D, tek pastaj do të shohim se çfarë do të bëjmë. Natyrisht se do të kërkohet dëmshpërblimi pa e vrarë kokën fare se sa do ti kushtojë shtetit Serb e gjitha kjo sepse tërë ky ankth dyvjeçar i ka kushtuar Kosovës Lindore shumë, tepër shumë.

Presheva Jonë: z.Rexhepi,jemi në prag të bisedimeve Prishtinë-Beogradit dhe liderhsipi shqiptzarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja  a posedon  strategji për t’u bërë pjesë e këtyre bisedimeve, përderisa pakica serbe  në Kosovë duket se ka marre « biletën » për këtë proces  ?

Orhan REXHEPI: Fatkeqësisht, strategji i përbashkët e spektrit politik të  Preshevës, Bujanocit dhe Medvejgës  fatkqëssisht ende nuk ekziston  përderisa PVD dhe UDSH qindëpërqind janë të drejtuara kah Beogradi, LPD është as andej as këndej, kurse subjektet e tjera, ato të Preshevës  LKSH, PDSH dhe BDL janë të drejtuara në anën e kundërt, dmth kah Prishtina. Nuk kam asnjë dilemë së në gjithë këtë lëmsh do të dëmtohet Bujanoci dhe kjo do të zgjasë derisa ata i mban nën kontroll Riza Halimi, që do të thotë Milan Markoviqi. Është e vërtetë se këto bisedime do të jenë të fundit, është e vërtetë se do të jenë historike për Luginën e Preshevës. Edhe vetë udhëheqësit shtetëror serb po kërkojnë një marrëveshje historike mes Shqipatarëve dhe Serbëve dhe jo mes Kosovës e Serbisë, edhe fëmijët e kanë të qartë këtu se çfar do të ndodhë gjatë këtyre bisedimeve, pra do të ndahet vija mes Shqipatrëve dhe Serbëve e edhe më gjërë. Këtë nuk e shohin vetëm ata që janë të rreshtuar me Beogradin, ata që po mundohen ta dëmtojnë Bujanocin e ndoshta edhe tërë Luginën e Preshevës, por megjithatë Preshevën nuk do të arrijnë ta dëmtojnë kurrë.

 Presheva Jonë:  z.Rexhepi, 2010-ta shkoi,si e vlerësoni këtë vitë dhe dhe e kani ndonje fjalë të mirë dicka dhe a  mendoni se do të punohet në vitin e ardhshëm në të mirë të kësaj popullate ?


Orhan REXHEPI:  Kushtet për të punuar mirë për këtë popullatë janë minimale, natyrisht ato të aspektit social dhe  ekonomik por edhe gjithë të tjerat, prandaj unë dhe LKSH-ja ime kemi punuar dhe do të punojmë për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën , përkatësisht me Shqipërinë. Prandaj e kemi bërë një Referendum të madh, prandaj e kemi bërë një Luftë historike.

Presheva Jonë: z.Rexhepi,kur jemi te viti 2010-ta, në Kosovë thonë mos u ktheft kurrë ai vit për shkak se ishte një vit i brisht përshka kolapsit dhe krizës insitucionale, duke stagnuar njohjet e reja të shtetit të Kosovës, bashkë me raportin e fundit skandaloz të senatorit zciveran Dick Maerty ?

Orhan REXHEPI: I tërë ky skenar rreth Dick Martyt është përgatitur nga qarqet Ruso-Serbe dhe detyrimisht do të dështojë. Kjo lojë është bërë dhe po bëhet pikërisht para bisedimeve të paralajmëruara dhe po shihet se pala kundërshtare po përgatitet mirë e mirë kurse ne Shqipatrët në përgjithësi, e sidomos ne në Luginë të Preshevë po dështojmë në përgatitjet në kë drejtim. 

SHPËRNDAJE