Nën kryetar i kuvendit të Preshvës z.Orhan Rexhepi, kryetari i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, përmes një informate paralajmlron se Gjykata e Apelit ka kryer séancën në Beograd. Sot dhe dje, më 05 dhe 06 Dhjetor 2011, Gjykata e Apelit në Beograd, e udhëhequr nga kyetarja e trupit gjykues Radmilla Diçiq, ka kryer seancën e saj të parë për lëndën e nëntë  shqiptarëve nga Presheva, të akuzuar, dhe më 21 Janar 2011 të dënuar nga Gjykata e Qarkut në Beograd me 101 vjet burg për krime lufte ndaj serbëve në Gjilan e rrethinë gjatë vitit 1999. Pasi që dje për katër orë e gjysmë janë rilexuar, aktakuzë, aktgjykim,  fjalët e Avokatëve mbrojtës, dëshmitë e dëshmitarëve dhe gjithçka tjetër që ka qenë pjesë e gjykimit deri më 21 Janar 201, njofton TvP.

Ndërsa sot, së pari fjala e zëvendës- Prokurorit Vitoroviq, pastaj fjalët e tre Avokatëve mbrojtës Raduloviq, Resavac dhe Kërstiq si dhe fjalët perfekte të katër të akuzuar- dënuarve Aguh Memihi Selimon Sadikut, Samet dhe Faton Hajdarit, Trupi gjykues i Gjykatës së Apelit në Beograd e përmbylli këtë séancë me paralajmërimin se së shpejti do të kemi vendimin e tyre. Nga ajo që u vërejt gjatë këtyre dy ditëve u pa qartë se Gjykata e Apelit nuk është dakord me qasjen që Gjykata e Qarkut në Beograd ia ka bërë fakteve dhe “fakteve”, prandaj edhe do të mundë të presim një vendim të drejtë prej tyre, thuhet kështu në informtaën për media të Kryetarit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Orhan Rexhepi.

SHPËRNDAJE