Njëri nga Komandantët  e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB), Orhan Rexhepi  i ka bërë thirrje përmes mediave serbe kryeministrit të Serbisë të sqarojë se “Sa është e lehtë të montohen proceset politike” si në rastin e pjestarëve të Grupit të Gjilanit, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”

 

Preshevë, 27 shtator

Orhan Rexhepi për mjetet serbe të informimit deklaroi se “Aktgjykimi kundër Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, nga ana e Gjykatës Speciale për krime lufte në Beograd është edhe një nga padrejtësitë më të mëdha, pse jo edhe më e madhja kundër Shqiptarëve të disa vieteve të fundit”

Rexhepi shtoi se “Që nga dita e parë e gjykimit të parë (23 Shtator 2009) e deri në ditën e fundit, kur edhe u shpall Aktgjykimi i dytë (19 Shtator 2012) i kam përcjellur këto dy gjykime”

“Vendosa që nga Ivica Daçiq të kërkoj publikisht t’ia sqarojë opinionit publik se sa tmerrësisht e lehtë është të montohen proceset politike kundër Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, dhe unë pastaj do të sqaroj se sa tmerrësisht e vështirë është , pas gati katër viteve me një vagon të mbushur përplot me dëshmi, që Serbinë e tij ta bindë se e gjitha kjo është qintëpërqintë montazhë” deklaroi Orhan Rexhepi.

“Nëse deklarata e parë e ‘dëshmitarit të montuar’ Bozhurit 50, në bazë të të cilës edhe u ngrit Aktakuza, u nxuarr nga përdorimi, dhe nëse Aktgjykimi i dytë u ndërtua në bazë të dy dëshmitareve të mbrojtura (C1 dhe C2), të cilat gjatë gjykimit të parë ishin të nacionalitetit Rom dhe në Aktgjykimin e dytë dolën të jenë të nacionalitetit Serb, atëherë gjithçka e bardhë si dita na del këtu” konsideron Orhan Rexhepi.a.i.

SHPËRNDAJE