Orë letrare në disa qytete të Zvicrës me anëtarë të LSHK dhe krijues shqiptarë

Aktivitetet e shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë  siq kishim njoftuar në Zvicër ka nisur  me mbajtjen e disa  orëve letrare nga anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (Shyqri, Galica, Begzad Baliu..) organizuar në Gjenevë, Bernë, Bazel dhe Cyrih Kjo seri orësh letrare është inicuar nga komuniteti shqiptarë në Zvicër, njofton agjencia informative kombëtare « Presheva Jonë »

 

Arben Halimi

 

Cyrih, 13 shkurt/AIK-Presheva Jonë

 

Ora e fundit letare, njëherit  përmbyllëse mbajtur mbrëmë më 12 shkurt (ditën e daljes së numrit të parë të gazetës Rilindja) në Cyrih. Mbrëmjen e hapi krijuesi Muharrem Blakaj në emrin e shoqatës së autorëve shqiptarë në Zvicër, i cili prezantoi mysafirët nga Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, respektivisht prof.dr. Shyqri Galica, prof.dr. Begzad Baliu dhe Dr. Arben Hoxha por jo edhe veprimtari i shquar Adem Demaci për ishte reklamuar pjemarrja e tij  nga disa portale. Kjo nuk është hera e parë që abuzohet me emra personaliteteve të kulturës dhe politikës për cështje biznesi, portale keto  në bashkëpunim me lokalet apo restaurantet me qëllim për të tërhequr « klintët ». Kjo u vërjetë edhe në fytyrat e pjesëmarrësve të cilët ishin të dëshpruar për mos prezentimin e z.Demaci, të cilët ishin ndier të mashtruar.

 

Në fjalën e vetë Shyqri Galica, nënkryetari i LSHK-së, tha se falë 100 vjetorit të  pavarësië sonte jemi të bashkuar këtu në këto ore letrare me anëtarë të LSHK dhe komunitetin shqiptarë në Zvicër.  Sipas z. Galica, këto vizita lidhen me faktin se në këto vende gravitojnë një numër i madh shqiptarët, pra edhe në Zvicër, aktivitetete të cilat duhet vazhduar edhe me rastin e përvjetorit të katërt të pavarësisë së Kosovës.

 

Shkrimtarët nga Kosova dhe krijues që jetojnë e punojnë në Zvicër, lexuan poezi e prozë, kurse u organizuan edhe ligjërata e diskutime për tema të ndryshme, si identiteti dhe prirjet në jetën kulturore shqiptare, norma letrare dhe “prirjet” e ndryshme.
Me poezi, prozë, ligjërata e diskutime u paraqitën Shyqri Galica, Begzad Baliu, Arben Hoxha, Jakup Halimi, Agim Paçarizi, Buqe Avdiu, Enver Pajazitaj, Besnik Camaj, Saime Isufi, Shaip Beqiri, Muharrem Blakaj, Gëzim Ajgeraj, Fehmi Berisha, Mehmet Bislimi etj.

Pas fjalimeve, pasuan edhe prezetimi i aturëve, krijuesve shqiptarë që vperojnë në Kosovë deh Zvcër me vargjet e tyre  gjatë kësaj mbrëmje letar në Cyrih edhe më i shtoi freskinë paraqtija e studiuesi dr. Arben Hoxha me referimin e tij  mbi proceset ç’integruese në letërsinë kombëtare, fjalimi i të cilit u mirëprit nga pjesëmarrësit, ku pastaj edhe pasuan reagime të oratorëve  duke u ndërlidhur në debat.


1 Komente

  1. pressGeneve, February 14, 2012:

    http://www.tdg.ch/geneve/actu-genevoise/Manuel-Tornare-demissionne-du-Grand-Conseil-genevois/story/27983318#kommentar

    « Tribune de Genève » : Le conseiller national socialiste M. Tornare a élu président de l’Université Populaire Albanaise, annonce l’agence de presse kosovare «Presheva Jonë», basée à Genève

    Manuel Tornare démissionne du Grand Conseil genevois

    Créé: 14.02.2012, 10h06

    Il met de l’ordre dans ses mandats. Récemment élu au Conseil national, le socialiste Manuel Tornare va démissionner de sa fonction de député le 23 février, date de la prochaine séance du Grand Conseil.
    L’ex-conseiller administratif de la Ville de Genève a par ailleurs été élu le week-end passé président de l’Université populaire albanaise. Il succède ainsi à la conseillère nationale Maria Roth-Bernasconi, annonce l’agence de presse kosovare «Presheva Jonë», basée à Genève.

Komentoni