Burimet e  RTB-së bëjnë të ditur se gjatë seancës së nesërme të KK të Buajnocit, një këshilltarë i UDSH-së dhe dy të LPD-së do ti bashkangjiten koalicionit aktual qeverisës.

Bujanoc, 27.09.2012

Radio Televizionit të Bujanocit brenda LPD-së dhe UDSH-së ka mësuar se këto dy subjekte politike pas konferencës së PVD-së, kanë ndryshuar qëndrim rreth përkrahjes së PVD-së. Burimet e  ngjajshme nga RTB-së bëjnë të ditur se gjatë seancës së nesërme të KK të Buajnocit, një këshilltarë i UDSH-së dhe dy të LPD-së do ti bashkangjiten koalicionit aktual qeverisës.

Arsyeja pse ata nuk kanë dashur që deri më sot të jenë pjes e këtij koalicioni, sipas tyre kanë qenë presionet politike që iu kanë bërë, ndërkohë që tash, ata thonë se e kanë të qartë se mund të ngelin rrugëve dhe janë të vetëdijshëm për vednimin që e kanë marrë.

Ata nuk deshtën të prononcohet para kamerave për shkak të sigurisë personale, por kanë deklaruar se këto informata do të publikohen gjatë seancës së nesërme.

Halimi gjatë konferëncës së djeshme, ka përdorur një fjalorë banal duke u shprehur si një njeri i rrugës i cili nuk është marrë kurrë me politikë, kështu janë shprehur burimet tona brenda UDSH-së dhe LPD-së.

Sipas tyre, një numër edhe më i gjerë i anëtarëve të kryesisë së këtyre subjekteve politike nuk janë të kënaqur me vendimet e liderëve të tyre të cilët krye në vete janë duke i marrë vendimet pa u konsultuar me kryesin e partisë.

SHPËRNDAJE