Nefail MALIQI,  UN-Gjeneve
         UN Secretary-general of the supported Kosovo’s independence)
    Më 26 mars 2008, në web faqen zyrtare të OKB-së, me njoftimin e titulluar me shkronja të mëdha « SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I OKB-SË MBËSHTET PAVARËSINË E KOSOVËS » (UN Secretary-general of the supported Kosovo’s independence) ndër të tjera thuhet: “Ban Ki-Moon sot ka mbështetur në KS të OKB-së raportin mbi të ardhmen e Kosovës, si dhe planin e përpiluar nga i dërguari special, Martti Ahtisaari, i cili rekomandon pamvarësi për Kosovën.”
Gjenevë/UNO, 23 korrik

„Në OKB, Kosovës i referohen si Republikë“ lajm ky boll i mirë, sikur t’mos ishte cituar apo përmendur edhe më herët në fjalimet apo dokumentet zyrtare të OKB-së si në Gjenevë ashtu edhe në New York. Pra, lajmi në fjalë nuk është dicka e re në mediat tona e as në opinonin ndërkombëtar. Në fakt, para kësaj, jo vetëm Republika  e Kosovës, por edhe pamvarësia e Kosovës është përmendur e shkruar oficielë në dukementet zyrtare të OKB-së edhe ate para tri vitesh, pikërisht në mars 2008.
Pra, më 26 mars 2008, dmth. një muaj pas shpalljes së pamvarësisë së Kosovës, në web faqen zyrtare të OKB-së, me njoftimin e titulluar me shkronja të mëdha « SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I OKB-SË MBËSHTET PAVARËSINË E KOSOVËS » (UN Secretary-general of the supported Kosovo’s independence) ndër të tjera thuhet: “Ban Ki-Moon sot ka mbështetur në Këshillin e Sigurimit rret raportit mbi të ardhmen e Kosovës, si dhe planin e përpiluar nga i dërguari special, Marti Ahtisari, i cili rekomandon pavarësi për Kosovën.”
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së z.Ban Ki-Moon gjatë mandatit të parë ka pasur një qëndrim luhatës ndaj statusit të Kosovës. Ai fillimisht në mars 2007 raportit të negociatorit Marti Ahtisaari i dha “mbështetje të plotë pasi përfshinte të gjithë elementet e duhura për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme të statusit të ardhshëm të Kosovës”. Raporti i z. Ahtisaarit rekomandonte pavarësinë. Ban kishte konfirmuar mbështetjen për planin Ahtisari dhe pavarësinë edhe në takimet me liderët e Kosovës. Ky qëndrim ndaj Kosovës, i Sekretarit Ban e hidhëroi Rusinë e cila, qe kërcënuar me veto ndaj rizgjedhjes së Sekretarit Ban po qe se ai do të mbështeste hapur pavarësinë. Në muajt që pasuan Ban nuk pati më deklarata të tilla mbështetëse për pavarësinë e Kosovës duke marrë një qëndrim neutral ndaj statusit që ka vazhduar ta ketë deri më sot dhe duke mbështetur vazhdimin e mandatit të UNMIK-ut.
Lidhur me ketë drejtuesi i agjencisë informative kombëtare « Presheva Jonë » ka pasur edhe një koment në gazetën shqiptare SHQIP (http://www.gazeta-shqip.com/rajon/915b2bbb7c07bb9c51e73aff07b517a3.html) ku aty shpjegohen gjitha, se si shefi i OKB-së jo vetëm se kishte përmendur, por edhe kishte mbështetur Republikën e  Kosovës të cilat qëndrime ishin prezentuar edhe ne web faqen e  OKB –së më 26 mars 2008 me shkronja të mëdha: SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I OKB-SË MBËSHTET PAVARËSINË E KOSOVËS ! (UN Secretary-general of the supported Kosovo’s independence)
Por, siq kishte raportuar ditë më parë edhe  gazeta prestigjioze amerikane “Times”, duke shprehur drojën e diplomatëve ndërkombëtarë për manipulime të palës ruse me stafin e lartë të OKB-së, kishte dalë publikisht. “Moska zyrtare përpiqet ta shantazhojë Ban Ki-Moon”, ka shkruar ajo.. Edhe burimet tona diplomatike në Kombet e Bashkuara në Gjenevë e Nju Jork flasin për faktin se diplomatët rusë ishin përpjekur ta bindnin Ban Ki-Moon rreth perspektivës së Kosovës. Se kush do të manipulohet dhe shantazhohet, do të merret vesh pas përfundimit të vizitës në Prishtinë e Beograd të zëvendësit të tij.
SHPËRNDAJE