OKB: Kosova mysafire e askujt, por ajo në AP përfaqëson autoritetin e Kosovës !

Kosova nuk është mysafirë i aksujt në AP e Kombeve të Bashkuara, kan pohuar për agjencinë “Presheva Jonë” zrytraët nga kabineti i Babn ki-Mooon.  «Delegacioni, përgjegjësit  nga Prishtina në Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork do të përfaqësojnë  autoritetetin e  Kosovës.” Ka deklaruar z. Jérôme Bernard zëdhënës i OKB-së i pyxetur nga agjencia « Presheva jonë » rreth prezencës së delegacionit kosovar në samitin e Asamblesë së Përgjithshme.

 

UNO, 25 shtator

 

Sesionit  i 67-in me radhë i Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka hapur sesionin vjetor, me presidentin e shorit Vuk Jeremiq. Asambleja e Përgjithshme 193 anëtarëshe në pjesën tjetër të javës do të përgatitet për debatin e përgjithshëm që fillon më 24 shtator, ku do të ketë fjalime nga presidentë dhe kryeministra shtetesh të ndryshme, përshirë ketu edhe dy delegacione, përafaqësues nga kreu shtetëror nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, raporton nga OKB agjencia informative « Presheva Jonë ».

 

Punimet do të vazhdojnë deri më 30 shtator gjatë së silës kohë Asamblesë i drejtohen liderët e pothuaj të gjitha vendeve. Ata do të paraqesin qëndrimet e tyre për agjendën e sivjeme, por edhe të çështjeve që vendet e tyre i konsiderojnë të rëndësishme.
Delegacionin amerikan do ta udhëheqin presidenti Barack Obama dhe Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton.   Edhe këtë vit Kosovën do ta përfaqësojnë presidenca dhe krerët e qeverisë së Kosovës, por jo si vite më parë nën ombrellën e OKB-së (UNMIK) apo EULEX apo si Kosovë me yll apo pa yll (fusnotë).

 

Kosova nuk është mysafirë i askujt në AP e Kombeve të Bashkuara, kan pohuar sot për agjencinë “Presheva Jonë” zyrtarët nga kabineti i Babn ki-Mooon, duke demantuar disa media se Kosova gjoja paska qenë mysafiorë a ndonjë shteti apo iks institucioni.


I pyetur rreth prezencës së delegacionit nga Kosova në punimet e sijeme të sesionit të AP-së të Kombeve të Bashkuara z. Jérôme Bernard, zëdhënës i OKB-së për agjencinë informative kombëtare « Presheva jonë » është përgjigjur se «delegacioni, përgjjgësit  nga Prishtina në Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork do të përfaqësojnë  autoritetetin e  Kosovës.” (Jérôme Bernard, zëdhënës i OKB-së: “Pour cette Assemblée générale de l’ONU, les responsables kosovars seront à New York en tant que “représentants des autorités du Kosovo”.)

 

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka hapur sesionin e 67-të vjetor, derisa presidenti i ri Vuk Jeremiq ka thënë se Kombet e Bashkuara nuk mund t’i zgjidhin të gjitha problemet e botës brenda natës. Megjithatë, ish kryediplomati i Serbisë ka shprehur bindjen se organizata mbetet e rëndësishme në “adresimin e nevojave në rritje të njerëzimit”. Ai ka thënë se do të kërkojë mjete paqësore për të zgjidhur kontestet ndërkombëtare. Ish shefi i diplomacisë serbe është përpjekur, por pa sukses, në pengimin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e cila tashmë njihet si shtet nga rreth 90 vende, por jo edhe nga OKB-ja.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni