Nga Skyfter Kadriu-PRESHEVA

Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës janë duke u përballur me mllefin më të egër antishqiptar, antinjerëzor .Prishtina zyrtare hesht,Tirana delë me disa deklarata shterpe . Mjerim është të jetosh sipas qejfit të dikujt, ndërsa turp të ndihesh i huaj në atdheun tënd na mësonin të parët tanë.

 

 

” Njeriu nuk lindë për vehten,por për atdheun”

(Ciceroni)

 

 

 

Shkruan :Skyfter Kadriu Presheva

 

 

 

Për mosbashkimin e të gjitha forcave politike dhe mosdaljen e tyre me një qëndrim të përbashkët në mbrojtje të interesave kombëtare nuk është fajtore vetëm qeveria e sotme sërbe, e cila vazhdon me projektet antishqiptare të Pashiqit, Çubrilloviqit, Rankoviqit, Millosheviqit dhe pasardhësve të tyre.  Mëkatarë janë disa lider partiak që mburren me vehten,duke siguruar privilegjet   pa meritë në dëm të popullit të shumëvuajtur e robëruar.Përgjegjësi  kanë edhe  ata njerëz që iu nënshtrohen dhe i binden  udhëheqësve që mendojnë vetëm për rehatinë e tyre.Janë sëmundje, defekte  antinjerëzore  deri në tradhëti,  gënjeshtrat dhe premtimet. Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës janë duke u përballur me mllefin më të egër antishqiptar, antinjerëzor .Prishtina zyrtare hesht,Tirana delë me disa deklarata shterpe . Mjerim është të jetosh sipas qejfit të dikujt, ndërsa turp të ndihesh i huaj në atdheun tënd na mësonin të parët tanë.

 

-Me dalje të shqipëtarëve  në zgjedhje çka fiton Sërbia?

 

-Mbështetjen Europiane si vend demokratik,ku respektohen të drejtat e njeriut.

 

-Hapësire të lirë veprimesh antidemokratike  në emër të demokracisë.

 

-Çka fitojnë Shqipëtarët nga zgjedhjet sërbe ?

 

-Vazhdimin e vrasjeve e terrorit,përndjekjet,shpërnguljet e familjeve shqipëtare,spastrimin etnik bashkëkohor.

 

-Diskriminimin kulturor .Për”Abetaren”,simbolet kombëtare,  shpalosjen e flamurit kombëtar duhet pyetur” Stanimirin”në Beograd.

 

-Gjëndjen pambarimisht të tensionuar,provokimet, praninë e forcave policore-ushtarake dhe xhandarmërinë sërbe.

 

-Shëndetësinë, pa spital materniteti.

 

-Ekonominë e shkatërruar,papunësia më e lartë në Europë

 

-Drejtësinë e dirigjuar e korruptuar.

 

-Diskriminimi në arësim,mospranimi i diplomave të Republikës së Kosovës.

 

  -Koalicioni i partive apo më mirë me thënë grupimi politikë i interesit nuk është asgjë tjetër pos një mashtrim,gënjeshtër e kulluar për përfitime personale në dëm të atyre madhore kombëtare.

 

-Populli i ka kuptuar  veprimet e tyre dinake,çdoherë para zgjedhjeve shkojnë në Prishtinë dhe Tiranë dhe dalin me arsyetimet e tyre se i kanë marrë  sygjerimet dhe miratimin  për të dalur në zgjedhje.Gënjejnë edhe për përfaqësuesit e  BE-së  dhe Amerikës  mike të cilët janë dëshmuar në mbrojtjen e vlerave humane dhe demokratike.

 

Prandaj,Jo,zgjedhjeve në Sërbi.Me votën tuaj mos ia jepni bekimin Sërbisë për veprime antishqiptare, antidemokratike dhe antinjerëzore.

SHPËRNDAJE