(AIK-Presheva Jone)

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, ka përuruar ditën e djeshme objektin tashmë të rinovuar të këtij ansambli. Të pranishëm në këtë ceremoni përveç njerëzve të artit ishin edhe personalitete nga institucionet tjera shtetërore të vendit. Ndërkaq pas ceremonisë së prerjes së shiritit, në sallën e valleve u mbajt edhe një koktej rasti për të ftuarit. Ndërsa në mbrëmje, trupa e ansamblit, “Shota” nën koreografinë e Fahri Beqirit, ngjiti në skenën e Tetarit Kombëtar një valle burimore për të shënuar kështu premierën e fundit për këtë viti, të ansamblit. Ndryshe valltarët e “Shotës”, tashmë do të kenë të gjitha kushtet dhe mundësitë për të ushtruar në mënyrë normale aktivitetin e tyre artistik. Objekti i ri është rinovuar me mbështetjen financiare të MKRS-së.

SHPËRNDAJE