Obama uron Shqiperine dhe Kosoven për festën e Fiter Bajramit

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama me rastin e Festës së Fiter Bajramit, në të cilin shkruhet:

“I dashur zoti President,
Ramazani shënon kohën kur familjet dhe bashkësitë festojnë së bashku në traditën e reflektimit, përkushtimit dhe shërbesës.
Në emër të popullit amerikan, ju shpreh juve dhe mbarë popullit shqiptar urimet e mia më të mira teksa festoni Fiter Bajramin! Shpresoj që muaji i shenjtë i Ramazanit t’u sjellë të gjithë myslimanëve një periudhë ripërtëritjeje dhe ndarje të të mirave së bashku!
Uroj që ju dhe populli shqiptar të gëzoni lumturi dhe begati përgjatë vitit të ardhshëm!” – theksohet në mesazhin e urimit të Presidentit amerikan drejtuar kreut të shtetit shqiptar.

 

 

Ndersa ne urimin urimin e presidentit Obama deruar qverise se Kosoves

nga presidenti i SHBA-ve Obama nder tjera thuhet se  “Ramazani është periudha që familjet dhe bashkësitë të përjetojnë kënaqësitë e traditës, duke u mbledhur së bashku në reflektim, adhurim dhe shërbesë.
“Në emër të popullit Amerikan, po ju përcjell dëshirat më të mira, në kohën kur ju dhe populli juaj feston Fitër Bajramin. Shpresoj se muaji i shenjtë i Ramazanit do t’i sjellë të gjithë myslimanëve një periudhë të ripërtëritjes dhe përbashkimit me njëri-tjetrin”, thuhet në urimin e Obamas.
“Uroj që ju dhe populli juaj të përjetoni paqe, shëndet dhe prosperitet gjatë vitit të ardhshëm”, përfundon urimi i presidentit amerikan Barack Obama.

SHPËRNDAJE