Me rastin e Festës së Bajramit të Madh, presidenti i SHBA-së, Barack Obama i ka dërguar telegram urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në telegramin e tij, Obama ka vlerësuar se Ramazani ishte muaji gjatë të cilit familjet dhe komuniteti u bashkuan në devotshmëri, në përkushtim dhe lutje.

“Në emër të popullit amerikan, ju shpreh juve dhe qytetarëve të Kosovës dëshirat më të mira për Festën e Bajramit të Madh. Mbaj shpresë se muaji i shenjtë i Ramazanit ju ka dhënë rastin të reflektoni dhe të ndani begatitë me familjet dhe më të dashurit. Juve dhe popullit tuaj ju dëshiroj paqe, shëndet dhe prosperitet në të ardhmen”, ka thënë Obama në telegramin e tij urues.

SHPËRNDAJE