Obama u dërgon urime për Ramazanin gjithë myslimanëve në botë

Presidenti amerikan Barak Obama dërgoi urimet e tij për myslimanët në mbarë botën për Ramazanin, muaji i shenjtë i kalendarit islamik.

Në një deklaratë sot, presidenti tha se Ramazani është koha e reflektimit të thellë dhe sakrificës, dhe që tërheq familjet dhe komunitetet së bashku për lutje dhe iftar.

Obama u uroi myslimanëve një muaj të bekuar dhe tha se mezi pret të organizojë darkën e iftarit në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Obama tha se Ramazani është gjithashtu një kujtesë e rëndësisë për të qenë pranë më të pafatëve, duke theksuar vdekjet e dhimbshme dhe imazhet e familjeve dhe të fëmijëve në Somali dhe Bririn e Afrikës që po përpiqen të mbijetojnë. Ai u bëri thirrje vendeve dhe njerëzve të mblidhen së bashku në mbështetje të përpjekjeve për ndihma që të shmanget një katastrofë edhe më të rëndë. Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit hënor islamik. Fillimi i festës përcaktohet nga pozicioni i hënës.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni