Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama do të vizitojë Rusinë deri në fund të këtij viti, ka deklaruar zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Andrej Denisov.

Sipas fjalëve të tij, një nga temat e bisedimeve ndërmjet Obamës dhe homologut të tij rus, Dmitrioj Medvedev do të jetë çështja e mbrojtjes kundër raketave.

“Gjithnjë kemi një numër të çështjeve të këndshme, por edhe të çështjeve problematike për të cilat bisedohet, gjë që dëshmon për marrëdhënie të maturuara”, tha Denisov.

SHPËRNDAJE