Obama bisedë telefonike me Mbretin e Bahreinit

 

Presidenti amerikan, Barak Obama, i ka kërkuar Bahreinit që të kryejë reforma dhe të respektojë “aspiratat e të gjithë banorëve të vendit”. Në një bisedë telefonike me Mbretin Hamad bin Isa Al Kalifa, Obama ka thënë se, “stabiliteti varet nga respektimi i të drejtave universale të banorëve të Bahrenit”.

Uashingtoni është një aleat i afërt i këtij vendi që po përballet çdo herë e më shumë me kritika për ndërhyrjen ndaj demonstruesëve.

Së fundi, Gjykata Ushtarake e Bahreinit ka dënuar katër protestues me vdekje ndërsa tre të tjerë me burgim të përjetshëm për vrajsen e dy policëve, në një gjykim që u kritikua nga grupet për të drejtat e njeriut.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni