bbebeePresheve, 15 prill  -Kontaktet shiptaro-amerikane jane te kaheshme, me shekuj me parë…Kurse marrëdheniet e mira shqiptaro-amerikane nuk datojne qe dje as pardje, por qe plote 25 vjetë jane te ndertuara permes bashkepunimit te sinqerte, te drejte, dhe te ngushte. Madje shpesh diku diku thuhet se Marrëdhënjet amerikano-shqiptare janë aq të vjetëra, sa është edhe diaspora shqiptare në Amerikë, ka skruar agjencia  e lajmeve “Presheva jonë”

Ngjarja më kulmore në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, është vizita historike e një Presidenti të SHBA, në Shqipëri. Ajo është bërë në 11 Qershor 2007 nga presidenti i atëhershëm George W. Bush, i cili në konferencë shtypi, me ish Kryeministrin Berisha nga Tirana paralajmëroi, Serbinë, Rusinë, dhe aleatët e tyre, se SHBA, do t’a njohën pavarësinë e Kosovës.

 

Miqesia shqiptaro-ameriakne u dehsmua 100 here si nepaqe ashut edhe en luifte për lrir e demoraci !

 

rugggxsdsd11I pari zyrtar i lartë amerikan, ihste shefi i diploamcis ese SHBA-ve  që shkeli në Tiranë, ishte sekretari i atëhershëm Xhejms Bejker, në vitin 1991, të cilit iu rezervua një pritje madhështore në Shqipërinë, e sapo dalë nga izolimi komunist. Mbi 500 mijë shquiptare ne sheshin Skednrebe ne Tiranë. e pritën zyrtarin e lartë amerikanë.

Më 14 shkurt në Shqipëri, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë: “Ne jemi miq … Ne jemi aleatë. Ne kemi interesa të mëdha të përbashkëta.” Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, kur vizitoi Tiranën, u bë i pesti drejtues i Departamentit të Shtetit që vizitonte Shqipërinë, pas viteve ’90, rënjes së regjimit komunist të Enver Hoxhës.

Do perkujtuar viziten e ardhes të Sekretari Shtetit për  Kosovën në vitin 2000, e znj. Madelein Albright, ndërsa pak vite më vonë në vitin 2003 do të shkonte në Tiranë sekretari i atëhershëm Kolin Pauell, vizita e të cilit do të vendoste bazat e anëtarësimit të mëvonshëm të Shqipërisë në NATO.

Ndërsa në 1 nëntor 2012, ne Sqhiperi u gjend  Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton duke konfirmonte marrëdhëniet e shkëlqyera të SHBA – Shqipëri.

Shqipëria, më shumë se një dekadë është një aleat i NATO-s, e cila sjell përgjegjësi të veçanta për rajonin e Ballkanit. Shqipëria aleta e SHBA-ve dhe NATO- tahs eshte ebre faktor stabilizues ne ballakn dhe Evropë, ka shkruar agejncia e lajemeve “Presheva jonë”

Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane do ta shënonin kulmin e tyre me vizitën historike të Presidentit George Ë. Bush më 10 Qershor 2007, e para e një presidenti amerikan në Shqipëri. Pamjet e qytetarëve të Fushë-Krujës duke u shtyrë për të përqafuar presidentin Bush, i cili përballë entuziazmit të qytetarëve theu rregullat e sigurisë, do të ktheheshin në lajmin kryesor të televizioneve amerikane.

 

O shqiptarë, cfare kerkoni me shumë ? Me amerikën miq, gur për guni. Kur ka qenë kjo ?!

large_obama-rama1460659231Tashmë shënon 26 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, marrëdhëniet me SHBA janë më të mirat e mundshme që Shqipëria ka me një shtet, por nga ana tjetër janë këto marrëdhënie që i kanë dhënë një dimension tjetër kombit shqiptar në botë.

Diplomati Roland Bimo ishte ambasadori i parë shqiptar në SHBA pas rivendosjes së marrëdhënieve. Ndihma në demokratizimin e vendit tonë, por edhe zgjidhja e çështjes së Kosovës i dedikohen më së shumti politikës amerikane dhe natyrisht marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Një politikë dhe një marrëdhënie që në 22 shtator 2014 mbushi 26 vjet.

Edi Rama ka përfunduar vizitën në Shtetet e Bashkuara me takimin me zv.presidentin Baiden dhe Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë. Obama ka thyer protokollin dhe ka marrë kryeministrin shqiptar në Zyrën Ovale.

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëronte kanë postuar në rrjetet sociale foto të shumta rreth takimit në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Barack Obama dhe zv.Presidentin Joe Biden.

 

Takimi në Shtëpinë e Bardhë i kryeministrit Edi Rama dhe delegacionit që e shoqëron është fundi i një vizite historike jo thjesht për faktin se bëhet në 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, por edhe në fund të një serie takimesh të rëndësishme që kreu i ekzekutivit pati në Nju Jork dhe në Uashington.

Sigurisht që axhenda ka qenë e rëndësishme në takimin me zv.Presidentin Joe Biden për katër minuta dhe më pas për 40 minuta të tjerë me Presidentin Barack Obama.

 

Presidenti Nishani dhe Zonja e Tij, Odeta Nishani së bashku me Presidentin amerikan Obama dhe Zonjën e Parë, Michelle Obama

obammaa

Çështjet e sigurisë, për shkak se Shqipëria shikohet si një investim strategjik i Shteteve të Bashkuara, por edhe çështje konkrete si reforma në drejtësi, Byroja Kombëtare, Samiti i NATO-s në korrik në Varshavë, kriza e refugjatëve për të cilën Edi Rama ka pasur një qëndrim deri diku kontraversial, por padyshim edhe çështje të tjera të rëndësishme siç janë investimet e mëdh a strategjike amerikane si TAP-i dhe çështje të tjera.

Kjo vizitë vjen edhe në një moment kur së paku Donald Trump po fiton mbështetjen e republikanëve dhe Edi Rama, vetëm 24 orë më parë këtu në CNN, e bëri të qartë që ky do të ishte një investim i gabuar i shtetasve amerikanë.

 

Presidenti shqiptar dhe Zonja e Tij, Odeta Nishani së bashku me Presidentin amerikan Barack Obama dhe Zonjën e Parë, Michelle Obama në pritjen e dhënë për krerët e shteteve dhe të qeverive pjesëmarrës në sesionin e 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

 

Berisha takon presidentin Bush, merr garanci për pavarësinë e Kosovës

albbb11Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka marur pjesë në tryezën “Demokracia dhe Shoqëria Civile”, në New York, me ç’rast është takuar edhe me presidentin amerikan, George Bush. Berisha në prononcimin e tij për shtyp theksoi se, presidenti Bush i garantoi mbështetjen e tij të plotë për pavarësinë e Kosovës.

Berisha, që ndodhet në New York në kuadrin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ishte një ndër 20 të ftuarit e kësaj tryeze, e cila u organizua me nismën e presidentit amerikan.

Takimin me Bushin, Berisha e cilësoi si momentin kulmor të qëndrimit të tij në New York, njofton BBC.

Pas përfundimit të tryezës, kryeministri shqiptar në prononcimin e tij për shtyp deklaroi se bisedimet e tij me presidentin Bush në këtë tryezë u përqendruan në çështjet e demokracisë, lirisë dhe reformave në Shqipëri e vende te tjera.

bershobmama

Sipas Berishës, presidenti Bush dhe administrata amerikane kanë shprehur mbështetjen e plotë për Shqipërinë, për reformat e saj dhe veçanërisht për çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO mbi bazën e zbatimit të reformave në vend.

Një ndër çështjet më të rëndësishme që Berisha bisedoi me presidentin Bush ishte çështja e të ardhmes së Kosovës, e cila do të diskutohet këtë fundjavë në selinë e Kombeve të Bashkuara.

Një video e papublikuar më parë e vitit 1992, kur Presidenti i sapo zgjedhur i Shqipërisë Sali Berisha, ministri i Jashtëm Alfred Serreqi, priten në zyrën e Shtëpisë së Bardhë nga presidenti i SHBA-ve George H.W. Bush, është postuar në internet.

Në videon e postuar nga Fred Abrahams, autori i librit të sapo botuar “Shqipëria moderne”, Sali Berisha bisedon me Presidentin Bush dhe e falënderon për rolin e tij në ndryshimet në Shqipëri.

“Zoti President është një nder i madh dhe një kënaqësi e madhe që u prita nga ju, dhe ju falënderoj ju dhe qeverinë amerikane për asistencën ekonomike dhe politike që është thelbësore për Shqipërinë në një kohë tranzicioni”, shprehet Berisha.

 

 

Presidenti Rugova një mik i vërtetë i Amerikës !

“Kam pasur nder ta mbështesë luftën e tij dhe të popullit të Kosovës për paqe dhe liri,” deklaroi Bill Clinton me rastin e vdekjes se presidentit Rugova.

rugCinnIsh presidenti i Kosoves, dr. Ibrahim Rugova, do të kujtohet nga udhëtimet e para në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si njeri i paqes, një letrar e studiues, i cili vizitën e tij të parë politike jashtë Kosovës e bëri pikërisht në Washington.  Në qarqet politike amerikane kjo ishte edhe një vizitë njohëse dhe afirmuese njëkohësisht, që e realizoi me delegacionin e Kosoves në prill të vitit 1990.

Dëshmia e dr. Rugovës në Kongresin Amerikan, etabloi emrin e tij dhe fitoi admirimin si një udhëheqës paqësor dhe largëpamës, ndërkaq Rugova do ta theksonte gjithnjë afërsinë dhe mirëkuptimin për Kosovën nga politika amerikane si nga asnjë vend tjetër në botë.  Kjo vizitë dhe të tjerat që pasuan, do ta regjistronin edhe vetë Kosovën në hartën politike si një cështje të cilën Washingtoni do të duhej ta kishte në përcaktimet dhe planet vepruese diplomatike në Ballkan.

Gjatë viteve të nëntëdhjeta, dr. Rugova do të realizonte dhjetëra takime me kongresistë e senatorë, me udhëheqës të administrates, me kryediplomatët e deri edhe me vet presidentin për t’i bindur ata se kauza e popullit të Kosovës për pavarësi ishte e drejtë.

Me rastin e vdekjes, Qeveria Amerikane deklaronte se ‘Presidenti Rugova e fitoi admirimin e popullit amerikan përmes veprimeve të tij paqësore dhe ishte një udhëheqës që punoi me përkushtim vetëmohues për kauzën e Kosovës.’ Presidentët George Bush dhe Bill Clinton e vlerësuan presidentin Rugova ‘një mik të vërtetë të Amerikës’

bbbb

SHPËRNDAJE