Refuzon të konvertohet në fenë islame për t’u martuar me të fejuarën e tij marokene. Kjo është historia e një gazetari francez, i cili ka zgjedhur të “braktisë” të fejuarën e tij për shkak se i kërkuan të konvertohej në musliman për t’u martuar me të.

Historia e pazakontë ka ndodhur në zemër të Francës, pikërisht në Paris. Çifti është paraqitur pranë zyrave të celebrimit për të vënë zyrtarisht kurorë, por autoritetet, përpos kërkesave të rastit, i thanë gazetarit Frederic Gilbert se për t’u martuar me shtetasen marokene duhet të konvertohej në mysliman.

Për ta bërë këtë, zyra e celebrimit i ka këshilluar atij marrjen e një vërtetimi nga konsullata marokene në Francë, ku të vërtetohej se ai ishte konvertuar në fenë islame.

“Refuzova të konvertohem sepse kjo kërkesë është kundër shpirtit dhe lirive themelore që garanton Republika e Francës”, do të deklaronte për mediat franceze, gazetari Frederic Gilbert.

SHPËRNDAJE