Preshevë 9 janar – Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë ka njoftuar të hënën se pushimi nuk do të vazhdojë dhe se mësimi nëpër shkolla do të fillojë të mërkurën, më 11 janar. Sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe të Shëndetësisë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Serbi mësimi fillon më 11 janar, ndërsa në komunat në të cilat është shpallur situatë e jashtëzakonshme i mbetet të vendos vetëqeverisja lokale. Ndonëse mendohej që për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta që po mbizotërojnë ditëve të fundit në rajon, do të vazhdojë pushimi deri të hënën e ardhshme më 16 janar, me qëllim të evitimit të rreziqeve eventuale, si dhe për shkak të gripit dhe uljes së temperaturave ekstreme javën e kaluar me vendim të Ministrisë së Arsimit dhe të Shëndetësisë pushimi është vazhduar nga 9 deri më 11 janar. Pushimi është shtyrë për dy ditë dhe nxënësit përsëri do t`i kthehen bankave shkollore më 11 janar./ Metali Krasniqi

SHPËRNDAJE